Denoncimi i PD-së për tenderin e druve për shkollat, kryebashkiaku i Gramshit pezullon kontratën me firmën fituese

Denoncimi i PD-së për tenderin e druve për shkollat, kryebashkiaku i Gramshit pezullon kontratën me firmën fituese

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe ka pezulluar procedurat për lidhjen e kontratës me firmën që u shpall fituese për blerjen e druve të zjarrit për shkollat pas denoncimit të PD-së. Taçe reagoi duke iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, që denoncoi se tenderi iu dha një kompanie që ishte nën sekuestro që preu pyjet.

"Kryetari i emëruar me votime i Bashkisë Gramsh Klodian Taçe i jep tender për blerje dru zjarri për shkollat, kompanisë nën sekuestro për mos pagese gjobe për prerje pyjesh! Klodian Taçe ka shpallur fituese kompaninë të vetme në garë “Al-Mexëood”sh.p.k” me oferten në vlerën 5 .863. 650 Lek për “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019”. Kompania “Al-Mexëood”sh.p.k” ka marrë pjesë në tender në kundërshtim me ligjin “Per prokurimin Publik” pasi rezulton me detyrime të pa paguara" tha dje zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

Ndërkohë që sot kryebashkiaku u shpreh se firma në fjalë ka qenë i vetmi operator ekonomik qe ka aplikuar dhe ka sjellë dokumentacionin e nevojshëm. Megjithatë, tha ai deri në sqarimin e plotë të rrethanave ka urdhëruar pezullimin e procedurave të mëtejshme të lidhjes së kontratës.

Përgjigja e kryetarit të bashkisë së Gramshit
Sqarim për publikun, mediat dhe Partinë Demokratike. Në përgjigje të interesit të publik, por edhe për të qartësuar median, nisur nga lajmi i shpërndarë nga Partia Demokratike për akuzat ndaj tenderit “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019” nga Bashkia Gramsh. Ju bëjë me dije se dokumentacioni i paraqitur pranë bashkisë dhe komisionit të prokurimit është i rregullt dhe afati kohorë i dokumenteve është brenda afatit të procedurës së tenderimit.

Gjatë afatit të çeljes së procedurave të tenderimit, firma në fjalë ka qënë i vetmi operator ekonomik qe ka aplikuar dhe ka sjellë dokumentacionin e nevojshëm. Vlefshmëria e dokumentacionit ka qënë brenda afateve kohore që parashikon ligji. Sulmet politike me emra të përveçëm dhe dokumentet me numër protokolli fallco, që ka publikuar Partia Demokratike, janë vetëm një loj politike me të cilën opozita e rrugës shtynë ditën.

Çdo procedurë tenderimi kalon nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Njësisë së Prokurimit në Bashki dhe komisioni ka zbatuar procedurat bazuar në dokumentet që janë dorëzuar. Megjithatë duke falenderuar Partinë Demokratike dhe cilindo dashamirës për shqetësimin e ngritur, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, kam urdhëruar pezullimi i procedurave të mëtejshme të lidhjes së kontratës. Akuzat politike ndaj meje janë sulme që më shtojnë më shumë vullnetin për të punuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta