Denoncimi, kërkuan 100 mijë
euro në emër të Elvis Çefës

Denoncimi, kërkuan 100 mijë<br />euro në emër të Elvis Çefës
TIRANE-Elvis Çefa, kandidati i PD-së për të qenë anëtar i KLD-së dhe më pas nënkryetar i saj, ka qenë i përfolur në një akt korruptiv, në postin e drejtorit të AKKPsë.

Sipas një materiali të prokurorisë së Tiranës, të cilin e e posedon dhe e publikoi sot “Shqiptarja.com”, një punonjëse e Agjencisë ka kërkuar para në emër të vet dhe të drejtorit Elvis Çefa, ndaj një shtetasje që kërkonte njohjen e pronës në bregdet. 

Sipas dokumentit të Prokurorisë, në 16 nëntor 2009,shtetasja Vilma Nesturi, bënte kallëzim penal ndaj shtetases Irena Mjeshtri, ish-punonjëse e AKKKP, për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të parashikuar nga neni 259 I K.Penal. Nesturi, përfaqësuese e një ish-pronari në , kërkonte njohjen e një sipërfaqe toke prej 50 ha në fshatin Palasë të rrethit të Vlorës, pasi zyra në Vlorë ka dalë me vendim "mosnjohje të së drejtës së pronësisë".
Ky vendim ishte ankimuar në AKKKP nga ana e Nesturit. Dosja me numër 664, iu ngarkua për shqyrtim një grupi pune në AKKKP, ku bënte
pjesë edhe shtetasja Irena Mjeshtri.
Që të mos zvarritej çështja Nesturi futi "mik" një të njohur të drejtorit Cefa, i cili ka dhënë urdhër që të përshpejtohej puna për njohjen e pronës. Grupi i punës, ku bënte pjesë edhe Irena dhe shtetësja Nesturi kanë bërë matjet në tokën e pretenduar në Palasë së Vlorës. Cefa ka ndërhyrë më pas që dosja të firmosej dhe të dërgohej për konfirmim. Në këtë pikë, shtetësja Nesturi thotë se në këmbim të vlerësimit ligjor, punonjësja i kishte kërkuar 100 mijë euro dhe këtë shqetësim ia ka thënë "mikut" të drejtorit Cefa, i cili është vënë në dijeni.
Në një ballafaqim në zyrën e drejtorit në 5 nëntor 2009, është bërë edhe biseda e mëposhtme që po botohet e plotë, ku Nesturi akuzon Irena Mjeshtrin se i kishte thënë që duhen 100.000 euro për Drejtorin. Në atë moment drejtori i komunikon Irenës se ishte e pushuar nga punë që atë moment dhe duhej të largohej menjëherë, duke i marrë nga dora edhe dosjen e subjektit "Gjikurija".
Më pas çështja do të mbyllej nga prokuroria, sepse, sipas prokurorëve,
pretendimet e shtetasesVilma Nesturi, të paraqitura në kallëzimin e AKKKP, sipas të cilave Irena Mjeshtri i ka kërkuar asaj 100 000 euro në kembim te daljes me një vlerësim ligjor në favor të saj, nuk u provua. Duke e arkivuar dosjen.

Vendimi i Prokurorisë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANË
VENDIM

PER MOSFILLIMIN E PROCEDIMIT PENAL

Ne Tirane dt. 30.12.2009.


Pasi studiova aktet e kallezimit penal nr. 6132 te vitit 2009
K O N S T A T O V A

Në datën 16.11.2009, nga ana e AKKKP është paraqitur një kallëzim penal ndaj shtetases Irena Mjeshtri, ish-punonjëse e AKKKP, për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të parashikuar nga neni 259 i K.Penal.
Sipas materialit kallëzues, pretendohet e ish-punonjësja e KKKP zj. Irena jeshtri, me etyrën e specialistes në Sektorin e pelimeve në këtë institucion, i ka ërkuar një shumë prej 100 000 uro shtetases Vilma Nesturi, e cila a qenë përfaqësuese me prokurë e ubjektit të shpronësuar Vangjel jikurija, në këmbim të një vendimi ë AKKKP në favor të subjektit. ga hetimi i procedimit penal të ësipërm rezulton:
Shtetasja Vilma Nesturi është ërfaqësuese me prokurë e subjektit ë Shpronësuar Vangjel Gjikurija, ë cilit pretendohet se i është shtetëzuar jë ipërfaqe toke prej 50 a e ndodhur në fshatin Palasë të rethit të Vlorës. Lidhur e pretendimin këtij subjekti, ZRKKP Vlore ka dalë me vendim "mosnjohje të së drejtës së pronësisë", duke arsyetuar se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti nuk është i plotë për të bërë të mundur njohjen e të drejtës së pronësisë për sipërfaqen e pretenduar, ashtu si kërkohet në legjislacionin "për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve".
Ky vendim është ankimuar në AKKKP nga ana e përfaqësueses së subjektit, zj. Vilma Nesturi. Kjo dosje, me numër 664, i është ngarkuar për shqyrtim një grupi pune në AKKKP, pjesë e të cilit, me detyrën e juristes specialiste, ka qenë shtetasja Irena Mjeshtri dhe si inxhiniere gjeodete zj. Rajmonda Delimurati.
Me qëllim që dosja të shqyrtohej shpejt pasi kishte disa muaj në AKKKP dhe nuk ishte marrë në shqyrtim, shtetasja Vilma Nesturi ka kontaktuar me një të njohurin e saj z. Mirosh Bogdo, meqenëse ku i fundit kishte lidhje shoqërore me Drejtorin e AKKKP z. Elvis Cefa dhe mund të ndikonte tek ai që shqyrtimi i dosjes të mos vonohej. Keshtu, shtetasi Mirosh ka shkuar në AKKKP dhe ka takuar në zyrën e tij Drejtorin e Përgjithshëm z. Elvis të cilit i ka shprehur shqetësimin e vet. Pasi Miroshi i ka thënë Elvisit se dosja ishte duke u shqyrtuar nga punonjësja Irena Mjeshtri, ky i fundit e ka thirrur menjëherë në zyrë Irenën dhe në prani të Miroshit, i ka thënë që ta përshpejtonte dosjen e subjektit Gjikurija, pasi Miroshi ishte një mik i tij. Irena është treguar e gatshme dhe ka sqaruar Drejtorin e Përgjithshem se priteshin vetëm disa konfirmime nga institucionet dhe prej saj do të dilej në një vlerësim ligjor përfundimtar. Në kuadër të kryerjes së këtyre procedurave, grupi i punës, në përbërje të të cilit ishte edhe shtetasja Irena, së bashku me përfaqësuesen e subjektit zj. Vilma, kanë shkuar në terren ku kanë bërë matjet e nevojshme.
Pasi kanë ardhur përgjigjet e konfirmimeve, të cilat janë sjellë dorazi nga vetë përfaqësuesja e subjektit zj. Vilma Nesturi, Irena ka kërkuar të bëjë edhe disa verifikime të tjera shtesë në disa institucione. Por këto shkresa nuk po firmoseshin nga përgjegjësi i sektorit z. Virtyt Sokoli, i cili i ka konsideruar si tendencioze këto verifikime. Por me ndërhyrjen e drejtorit, këto shkresa jane firmosur dhe dërguar për konfirmim.
Por gjatë kësaj periudhe, sipas shtetases Vilma Nesturi, Irena nuk po dilte me një vlerësim ligjor pasi ajo i kishte kërkuar Vilmës shumën prej 100 000 euro në këmbim të një vlerësimi ligjor në favor të saj. Sipas saj ishte pikërisht kjo arsyeja që Irena kërkonte konfirmime të reja dhe nuk dilte në një konkluzion përfundimtar. Sipas saj, Irena ja ka bërë këtë propozim edhe ditën që kanë bërë matje në terren, kur ato kane qenë "vetëm për vetëm" duke ecur në buzë të detit.
Këtë shqetësim, Vilma ja ka shprehur Miroshit dhe ky i fundit ja ka përcjellë shqetësimin Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP z. Elvis Cefa. Drejtori i ka kërkuar Miroshit që këtë pretendim t'ja thoshte në prani të Irenës. Kështu, Miroshi, pasi ka komunikuar me telefon me Vilmën, kanë rënë dakord që të takoheshin pas orës 16.00 në zyrën e Drejtorit dhe të ballafaqoheshin me Irenën.
Për këtë arsye, Drejtori ka njoftuar Irenën që të mos largohej pas mbarimit
të orarit zyrtar sepse kishin mbledhje dhe Irena nuk është larguar. Kështu, në datë 05.11.2009 në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP është kryer një takim me praninë e shtetasve:
Elvis Çefa Drejtor i Përgjithshëm i AKKP,
1. Irena Mjeshtri juriste,
2. Gerti Seferi, Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun,
3. Virtyt Sokoli, Përgjegjës i Sektorit të Apelit,
4. Vilma Nesturi, përfaqësues I subjektit të shpronësuar Gjikuria,
5. Mirosh Bogdo.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja