Gjatë inspektimit në terren grupi i inspektorëve të ISHMP verifikoi ankesën e qytetarëve duke konstatuar se subjekti “Këlliçi-2009” shfrytëzonte material inert (rërë) pa leje shfrytezimi.
Nga ana e Inspektoratit të Mjedisit u mor masa administrative me gjobë në vlerën 2.000.000 lekë dhe mbyllje të menjëhershme të aktivitetit, rehabilitim të vendit ku depozitohej materiali inert dhe kthimin e këtij vendi në gjendjen e mëparshme.
Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, ia ka inkurajuar qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar në dem të mjedisit, pasi vetëm së bashku mund të ruhet mjedisi nga ndotësit e tij.

(Gjoba e vendosur kompanisë nga ISHMPU)
s.k/Shqiptarja.com











