Denoncimi në Shqiptarja.com,
qytetari: 129-ta nuk përgjigjet
Në redaksinë e Shqiptarja.com ka mbërritur denoncim nga një qytetar, i cili ankohet se ka telefonuar disa herë policinë në një rast aksidenti, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
FIER - Në redaksinë e Shqiptarja.com ka mbërritur denoncim nga një qytetar, i cili ankohet se ka telefonuar disa herë policinë në një rast aksidenti, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Sipas qytetarit, ai kishte telefonuar 129 disa kohë më parë, por askush nuk ishte përgjigjur. Herën e dytë qytetari shpjegon se ishte dëshmitar i një aksidenti rrugor në Roskovec me pasojë plagosjen e drejtuesit të motorit.
Pasi kishte telefonuar 129 dhe nuk kishte marrë përgjigje, qytetari telefonoi përsëri deri sa më në fund u përgjigjën. " Isha dëshmitar i një aksidenti me motorr me pasojë plagosjen e drejtuesit. Unë për momentin se njoha personin e aksidentuar, pashë që s`mund të beja gjë i vetëm.
E para se mund ta merrja unë fajin, e dyta s`mund ta zhvendosja ose ta ndihmoja të plagosurin i vetëm. Pas kësaj telefonova 2 herë 129. Binte zilja 2-3 minuta dhe se hapte njeri, pastaj herën e 3-të e hapi dikush", denoncon qytetari.
Sikur të mos mjaftonte neglizhenca për të ngritur receptorin, policia mbërriti me vonesë në vendngjarje. Fatmirësisht, dëshmitarët që ndodheshin në vendngjarje i dhanë ndihmën e parë të aksidentuarit. " Më vonë mësova se kur kishte vajtur policia, personin e aksidentuar e kishin ndihmuar personat që kishin shtepinë aty afër. Vonesa e policisë mund të kishte qënë edhe më fatale për drejtuesin e motorit pasi ai mund të humbiste jetën.
Motoristi i plagosur nga aksidenti vazhdon të jetë në rrezik për jetën. Gjithashtu më vonë mesova se e njihja atë person dhe u ndjeva keq që se ndihmova, por dhe që policia nuk ishte në gadishmëri as për t’iu përgjigjur telefonatave, qoftë edhe pse në disa raste mund të jetë vërtetë në rrezik jeta e qytetarit", shprehet qytetari.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe ditën e djshme në Durrës, ku tre adoleshentë që kishin dalë në det me pedalonë, humbën ne det për shkak të dallgëve. Sipas adoleshentëve, ata telefonuan 129-n dhe askush nuk ishte përgjigjur.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4450
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09