I mori 13 mijë € 32-vjeçarit dhe i premtoi se do ta çonte në Australi/ Pas denoncimit në 'Pa Gjurmë' arrestohet në Madrid Luan Bundo

MADRID- Arrestohet në Madrid Luan Bundo 62 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se ka ndihmuar 32-vjeçarin Mensur Prençin të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt një shume prej 13 mijë eurosh. Ky i fundit, prej vitit 2014, ka humbur kontaktet me famijarët të cilët kanë denoncuar rastin e humbjes së tij në emisionin 'Pa gjurmë' në Report Tv.

Luan Bundo dhe 32-vjeçari Preçi, sipas policisë kanë shkuar fillimisht në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas janë transportuar drejt Australisë me anë të një peshkarexhe nga një indonezian.

Nga hetimet ka rezultuar se linja e ndjekur nga Bundo ishte nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, ku klandestinët bashkë me të humburin Mensur Prençipajiseshin me vizë indoneziane për arsye turistike. Nga Indonezia linja vijonte në ishullin Kupang të Singaporit, ku nëpërmjet indionezianëve dërgoheshin për në Australi.

Sipas familjarëve të Prençit, kontakti i fundit me 32-vjeçarin ka qenë gjatë kohës që qëndronte në ishullin Kupang në pritje për t’u nisur drejt Australisë. Pas këtij momenti i pandehuri Luan Bundo është kthyer në Shqipëri dhe i ka komunikuar familjarëve të Prençit se djali i tyre kishte mbërritur në një kamp refugjatësh në Darëin të Australisë.

I humburi Mensur Prençi

Nga ana tjetër vëllai i Mensurit ka deklaruar 2 ditë më parë në emisionin Pa Gjurmë se dyshon që vëllai i tij mund të jetë në ndonjë kamp në zonën neutrale mes Australisë dhe Zelandës së Re.

"Në momentin që shkoi vëllai, u informuam se vendi ku po shkonte vëllai po mbylleshin kampet. Më pas na tha Luani se vëllai është marrë nga policia në Australi. Është një zonë neutrale mes Zelandës së Re dhe Australisë. Ku paguhet se të mbahen klandestinët. Kemi një dyshim se edhe vëllai mund të jetë aty. E kam në telefon videon se si trajtohen emigrantët. Në rrjetet sociale kam zbuluar se ai jeton në Indonezi. Në agjencinë e tij ai nuk ka asnjë. Agjencia ka një letër aty të dera." ka thënë vëllai i Mensur Prencit në Pa Gjurmë. 

Ai ka dëshmuar se i vëllai kishte folur me Bundon dhe ky i fundit i kishte thënë se udhëtimi i ishte i sigurtë dhe gjithçka do të shkonte sipas planit

Lidhur me këtë ngjarje Luan ështe dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”. Policia njofton se Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madridin po vijojnë proceduarat për ekstradimin e 62-vjeçarit drejt Shqipërisë.

1570283003_luanbudno1001.jpg

Luan Bundo

Njoftimi i plotë i Policisë

Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të dënuar me 10 vite burg

Policia e Shtetit ka marrë informacion në rrugë operative se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbrëmjen e djeshme ndodhej në një ambient, në Madrid të Spanjës. 

Pas verifikimeve të shpejta rezultoi se të dhënat, i përkisnin personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë shkëmbimit shumë të shpejtë të informacionit  ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Spanjolle, u bë e mundur arrestimi në Madrid, i shtetasit Luan Bundo, 62 vjeç, nga Tirana.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur

Shtetasi Luan Bundo, i ka ofruar dhe dhënë ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme një shtetasi, për të shkuar në  Australi. Këtë ndihmë ai e ka ofruar dhe dhënë kundrejt shpërblimit të kërkuar prej 13.000 eurosh. 

Shtetasi Bundo së bashku me shtetasin  M.P, fillimisht kanë shkuar në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas nga Indonezia për në Australi, janë transportuar nga një shtetas indonezian me peshkarexhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendim, datë 19.12.2016 ka shpallur fajtor shtetasin Bundon për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit” dhe e ka dënuar me 10 vite burgim.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madridin po vijojnë proceduarat për ekstradimin e shtetasit të arrestuar drejt Shqipërisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatos: 08/10/2019 02:04

    Ky bundo ky qen do vrare.

    Përgjigju
  • vera: 05/10/2019 18:47

    PO SI E MERRNI guximin te coni te rinjte pa asnje garanci neper rruge te rrezikshme,,,burgun e ka pak ky dallkauk..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan