TIRANË- U denoncua në "Pa gjurmë" se mbahej peng dhe dhunohej nga familja e bashkëshortit, reagojnë autoritetet zviceriane. Apelit të nënës, se kërkonte mbrojtje për të bijën në Zvicër bërë pak ditë më parë në studion e Report Tv në "Pa Gjurmë", iu përgjigj menjëherë policia zviceriane. Kjo histori, pas publikimit të rastit në emision pati jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat publikuan rastin e 28-vjecares, Englantina, viktimë e dhunës, e cila në një komunikim në telefon që bëri me nënën pak ditë para se të zhdukej rrëfehej se dhunohej.
Policia ka njoftuar menjëherë motrën e Eglantinës, Farie Ismailaj e cila ka mbërritur me urgjencë në Zvicër. Një shqiptare nga Kosova që punon në një nga mediat zviceriane, është lidhur me "Pa Gjurmë" duke kërkuar të dhënat mbi këtë rast, kur pas publikimit atje policia ka mundur të marrë 28-vjeçaren, e cila ishte larguar nga familja e bashkëshortit nga banesa ku jetonte, duke e çuar në një tjetër qytet. Pasi gjeti vendndodhjen e fundit të Eglantinës, policia bie në gjurmët e saj. 28-vjecarja tashmë është marrë në mbrojtje nga autoritetet zviceriane dhe ndodhet në një qendër bashkë me fëmijët e saj. Ajo tashmë komunikon rregullisht me familjen dhe është shëndosh e mirë.
Duroi 8 vite dhunë dhe torturë, 28-vjeçarja Eglantina Ismailaj shkëput komunikimin 1 muaj më parë me familjarët. Ishte vetëm 20 vjeçe kur u fejua me shkuesi në Zvicër, ndërsa bashkëjetuesi, shqiptari nga Kosova Vedat Avdija dhe familja e tij e "mbajnë peng" nënën e tre fëmijëve. Kjo histori dhune, por edhe dyshimi se u abuzua seksualisht nga vjehrri, rrëfehet nga nëna e Englantinës, Zade dhe e motra Fahria, në studion e emisionit “Pa Gjurmë”. Kjo e fundit, izolimin e së motrës në një shtet të huaj, e shpjegon me fshehjen e pasaportës së saj, nga njerëzit e të shoqit. Akuzat vijuan edhe më tej, tek pohimi i të motrës në studio se Eglantina ishte abuzuar seksualisht edhe nga vjehrri i saj. Englantina bashkëjetonte me shqiptarin nga Kosova Vedat Avdijan, në Zvicër që prej vitit 2012 pa bërë celebrim.
Dy fëmijë lindën në Francë, gjatë kohës që ishin në azil. Pas 3 vitesh qëndrimi atje, pasi nuk përfituan azil zhvendosen në një qytetnë Zvicër. Englantina ishte 7 muajshe, sërish në kërkim të azilit, kur autoritetet zviceriane e dërguan në një kamp në Zvicër. I dhanë letrat brenda për brenda, bashkë me tre fëmijët, aty ku jeton edhe sot, thuajse në izolim, për shkak të dhunës së vazhdueshme, ndërsa me familjen e saj në Shqipëri ka humbur kontaktet që prej janarit të këtij viti.
Rrac e keqe
PërgjigjuPo ti o hajdar si e ke emrin kasem çrëndësi ka emri rëndësi ka njeriu. Ktu në USA ku jetoj un MUSTAFA BIRINXHI është një nga Prefesorët më të mbëdhej të kirurgjis Botrore pra dhe ky e ka emrin Mustafa e ktë njeri Amerikanët nuk duhet ta respektojn ? ? ? Po ti ke të drejt siç ke pseudonimin je dhe vet o hajdar.
PërgjigjuIk more hamalle!
Bravo familjes dhe medias që denoncoi rastin. Problematika më shumë është në Shqipëri me zgjidhjen e këtyre rasteve, pa në çdo vend europian telefononi policinë dhe për 5' i keni te dera e shtëpisë dhe merren ata me këto lloj "lacash" që vënë dorë mbi gruan. Dhe le ta tregojnë në polici sa të fortë janë, se vetëm meshkujt frikacakë rrahin gratë.
PërgjigjuIsmailë, Bexhetë, Hyqmetë, Sadetë, Alinj, Bedrinj, Vehbinj, Alimë, Shefqetë, Idajetë, Imamë, Islamë, Mehmetë, Adilë, Safetë, Beqirë, Remzinj, Kudretë etj. Doni më emra shqiptarë? Sulejmanë, Bajramë, Idrizë,Kamberë, Muhamerë, Muhaxherë, Zenelë, Ramizë etj. Doni më emra shqiptarë?
PërgjigjuKeto jane emra shqiptare shoku. Nuk jane emra turqish, ke harru gjergji.
Frrok Ndok Hdoc Preng Orosh Lesh presh do me emra Shqiptar!?