Denoncimi në Report Tv, punonjësit e bashkisë Tropojë marrin pagat! Kryetari: Fajin e ka paraardhësi

Pas denoncimit në Report Tv punonjësit e bashkisë së Tropojës kanë marrë pagën e muajit nëntor, që ende nuk kishte kaluar.  Kryebashkiaku Rexhë Biberaj në një prononcim për Report Tv pranoi problemin pas denoncimit dhe premtoi se brenda një ore cështja do të zgjidhet dhe kështu ndodhi, punonjësit morën rrogën.  Fajin për këtë problem ai ia faturoi ish-kryebashkiakut, Besnik Dushaj që ishte zgjedhur nga PD-ja.  

"Nuk janë dhënë pagat vetëm për këtë muaj, por do t’i kalojmë pas 1 ore. Shkak për mos hedhjen e pagave është mungesa e buxhetit. Gjatë muajit Qershor të 2019 ish-kryebashkiaku ka punësuar 60 punonjës më shumë në bashki. Punësimi i më shumë punonjësve ka sjellë që të kemi probleme me pagat. Drejtuesve nuk do t'i kalojë paga, punonjësve të tjerë po i kalon" tha kryetari i bashkisë, Tropojë Rexhë Biberaj në prononcimin për Report Tv

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg