Anëtarja e Rithemelimit, Adriana Kalaja, iu drejtua SPAK me një denoncim ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila sipas saj është në konflikt interesi pasi ka marrë në shqyrtim dhe ka votuar për çështje ku kërkues është edhe personi që ajo bashkëjeton, Enkeleid Alibeaj.
‘I kam kërkuar SPAK të sekuestrojë gjithë pajisjet elektronike që disponon zonja Xhaferllari, kamerat e gjykatës kushtetuese ku do evidentohet sipas informacioneve që kam, sesi zonja Xhaferllari në shpërdorim të detyrës shkon zyrë më zyrë duke i bërë presion minimal këtyre gjyqtarëve të votojnë pro kërkesës së zotit Basha dhe mbështetësve të tij.’- tha Kalaja.
Përfaqësuesja e Rithemelimit i referohet në fakt padisë së PD-së për marrëveshjen Rama-Meloni, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, e në fakt u pranua kërkesa e grupit të mbështetësve të Gazmend Bardhit.
Adriana Kalaja thotë se ka informacione se Xhaferllari ka dhënë votë kundër padisë së 29 deputetëve mbështetës të Berishës në tentativën për të parandaluar masën e arrestit ndaj ish-kryeministrit.
‘Ndërkohë që Alibeaj voton pro heqjes së Berishës...Nga ana tjetër kjo zonjë që bashkëjeton me Alibeaj voton kundër kësaj kërkese.’- tha Kalaja.
Atë që quan të paprecedentë, është prania e një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese në një festë politike.
‘Këtu kemi zonjën Xhaferllari në festën e organizuar nga grupimi i Bashës, personi ngjitur është Alibeaj, kjo ka dale me video, dhe në moment që bëra denoncimin video është fshirë nga faqja e personit.’- u shpreh Kalaja.
Marsida Xhaferllari deri në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha u distancua nga Sali Berisha, ka qenë një votë nën influencën e Berishës dhe Metës, i cili u investua duke e emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Qasja e Berishës ka ndryshuar nga koha kur Alibeaj u reshtua në krah të Bashës dhe SHBA-ve, e përmes përfaqësuesve të Rithemelimit, i mëshon skenarit të bashkëjetesës Xhaferllari-Alibeaj.
Adriana Kalaja tregon foton e Marsida Xhaferllarit në festë
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3907
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
Kush e ka kap per futi gjyqesorin e kush behet ceshtje diskutimi... tragji/komiko/fataliste...
PërgjigjuZonja ka marre pjese ne ate event politik jo si gjyqetare,por si person privat qe bashkjeton me personin tjeter qe i duhet te marre pjese ne ate feste (Alibeaj) qe ka qelluar njekohesisht te jete dhe politikan dhe kundershtar i Berishes.Por znj.Kalaja qellimisht nuk thote qe gjyqetarja ishte kandidat i propozuar nga PD dhe se Berishes nuk do t'i bente kurrefare pershtypje pjesemarrja e saj ne nje feste politike, sikur sot te ishte akoma pjese e PD e te mos ishte perzene nga Basha!
Përgjigjuqr edhe kushtetusja qenka politike ptuhhhhh mq
PërgjigjuZonja nuk duhet te marre pjese ne evente politikanesh. Ajo e di mire kete, se eshte super e pergatitur.
PërgjigjuKJO GJYQTARE DUHET TE HETOHET PER TE GJITHA GJERAT
PërgjigjuKY ESHTE TURPI I KETIJ VENDI
PërgjigjuMe bekimin e Saliut& Like floririt Marsida është antare e kushtetueses.Saliu është kundra gjithëve që nuk i shko për terezi siç e do ai.
Përgjigju