TIRANE - Fishekët e armëve të zjarrit shiten në dyqane ushqimore dhe në treg. Askush nuk kontrollon dhe ndalon shitjen e municioneve të armëve të zjarrit të gjuetisë. “Fiks Fare" ka investiguar tregtimin e paligjshme të municioneve të armëve të gjahut, të cilat janë po kaq të rrezikshme sa edhe armët luftarake. Investigimi ka nisur që nga Shkodra e deri në Tiranë. Shitës ambulant, por edhe të dyqaneve ushqimore, tregtonin municionet në dyqanet e tyre pa u trembur nga rreziku që u kanoset, ndërsa policia nuk ndërhyn për ndalimin e kësaj tregtie.

Edhe pëse këta fishëkë, përdoren për gjueti ata mund të marrin edhe jetë njerëzish. Fishekë që shiten lirshëm në dyqane ushqimore apo treg gazetarët e “Fiks fare” gjetën në Velipojë, Trush, tregun e Milotit dhe atë të Fushë Krujës.

Gazetarët e Fiks fare u paraqitën tek këto dyqane dhe tregëtarë si qytetarë që kërkonin të blinin fishekë për armë gjaku. Asnjë prej tregtarëve të fishekëve, nuk u ka kërkuar gazetarëve të " Fiks Fare" që të tregonin lejen për mbajtjen e armëve të gjahut. Ndërkohë që ligji Nr. 7566, datë 25.5.1992 “Për Armët”, neni 3 dhe 9, nuk lejon tregëtimin e municioneve apo armëve të gjahut pa leje si dhe prodhimin e tyre.

Fiks Fare e ka nisur investigimin e tij në Velipojë, në një dyqan ushqimor. Gjatë bisedës me këta tregtarë kuptohet se ata nuk kanë informacion mbi përdorimin e fishekëve dhe apo rrezikun e tyre. Por të gjtihë këta tregtarë pranojnë se fishekët që ata shesin nuk janë prodhim artizanal dhe janë të fuqishëm, sa mund të vrasin edhe njerëz.

Në tregun industrial të Milotit dhe të Fushë Krujës, nëpër tezga gjen edhe fishekë. Ato shiten hapur dhe madje tregtarët e reklamojnë mallin e tyre duke treguar se fishekët që kanë për shitje janë të kalibrave të ndryshme për çifte. Këta tregtarë pranojnë që t’ua shesin edhe minorenëve. Gjatë bisedës me një nga gazetarët e Fiks fare të paraqitur si gjuetarë, një tregtar fishekësh në tregun e Milotit, kur gazetari I thotë se do të dërgojë një djalë 15 vjeçarë për të blerë fishekët, pranon se do t’ia japë

Më pas investigimi i gazetarit ka vazhduar në një dyqan që shiste armë gjahu në Vorë. Ky tregtar shet pajisje që shërbejnë për prodhimin e fishekëve të armëve të gjahut. Ai i ka sugjeron gazetarit që të blejë dy makineri artizanale dore, që përdoreshin për montimin e fishekëvve të çiftes. Sipas tregtarit " makinat janë fare të thjeshta në përdorim. Kam të gjitha paisjet e fishekëve, duke nisur nga saçmet, kapsollat, kallamin, tapat, barutin etj, që i duhen një fisheku”. Më pasi ai ka nisur të mësojë gazetarin mënyrën e prodhohimit të fishekëve të çiftes. Tregtari ka renditur çmimet e përbërësve të fishekëve duke fillaur nga baruti, kapsollat, gotat. Kostoja e këtyre fishekëve nëse i prodhon në mënyrë artizanale është me e ulët. Gjatë gjtihë bisedës dhe pazarit tregtari në asnjë moment nuk ka kërkaur lejen e armës. Ndërkohë që ligji ndalon prodhimin e municioneve të armëve të zjarrit në mënyrë artizanale.

INVESTIGIMI
Fiks Fare e ka nisur investigimin e tij në Velipojë, në një dyqan ushqimor. Gjatë bisedës me këta tregtarë kuptohet se ata nuk kanë informacion mbi përdorimin e fishekëve dhe apo rrezikun e tyre.

fisheket te fiks fare
(Foto nga filmimet me kamera të fshehtë në dyqanet e zonës së Veriut)

*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com (print), data 1 shkurt 2013


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)