Denoncoi audiopërgjimin e 'Babales'/ Salianji: Largimi i Xhafajt e zbehu si çështje, qeveria po më sulmon

Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se po sulmohet nga qeveria përmes prokurorisë, pasi ai ka qenë një nga zërat më kritikë të opozitës, ndaj ekzekutivit. Çështja "Babale", thotë Salianji u sfumua edhe për shkak të largimit të Fatmir Xhafajt. Ai vijon të jetë në hetim nga prokuroria, ndërsa shton se çështjen ku pretendohet se është përgjuar Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, prokuroria po e çon drejt mbylljes. "Është venitur si çështje për shkak edhe të largimit të Fatmir Xhafajt. Për gazetarin dhe për mua janë shtyrë hetimet edhe për tre muaj. Ajo ishte thjesht një manovër e PS dhe e Fatmir Xhafajt për t'i bërë presion opozitës, duke goditur në atë moment. Unë isha deputeti që kisha më shumë denoncime ndaj qeverisë dhe ishte një mënyrë për t'i mbyllur gojën kujtdo që godiste qeverinë. Edhe me të akuzuarit e tjerë është e njëjta histori, janë zgjatur me tre muaj hetimet. Unë e kam ankimuar si vendim, por edhe gazetari gjithashtu e ka ankimuar. Ministri jo vetëm i dha mbrojtje të vëllait si drejtues i një bande, por edhe sajoi një dëshmitar, duke përdorur drejtorin e Policisë. Është një varr bosh i drejtësisë, duke shkuar drejt mbylljes së një afere të përfshirjes së mafies në punët e shtetit. Fredi Alizoti ndodhet në burg sepse ka mashtruar për llogari të Fatmir Xhafajt. Tjetri, Albert Veliu (Babalja) ndodhet në Bruksel ku ka kërkuar azil". 


Lajmi kryesor:

Dosja 'Babale'/ Salianji te '5 pyetjet nga Babaramo': 'Varr bosh' i drejtësisë, po mbyllet afera e lidhjes së shtetit me mafien


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'