Denoncoi marrëveshjen e detit, Eksperti: Shqipëria humbiste 345.4 km2! Dakord për përfshirjen e Arbitrazhit, por të kuptojmë pse po shkojmë atje

Myslim Pashaj, eksperti që denoncoi marrëveshje e 2009, në një intervistë për "Repolitix" ka deklaruar se ajo marrëveshje që hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese në mënyrë unanime me 9 vota ishte në cenim të Shqipërisë, e cila humbiste shumë nga ajo marrëveshje. Pashaj tha se edhe personi me intelektin më të ulët e kuptonte që jo marrëveshje ishte në dëm të Shqipërisë e cila sipas llogarive të tij vendi ynë humbiste 345.4 km katrorë. Pashaj tha se ajo marrëveshje ishte bërë gabim pasi Greqia përfaqësohej me arkipelagun e saj të ishujve, ndërsa Shqipëria kishte krahun e dheut kontinental.   

"Shqipëria humbiste nga ajo marrëveshje, Greqia gjeti vend për të bërë marrëveshje dhe ia arriti qëllimit të saj. Greqia përfaqësohej me ishulli e madh të Korfuzit dhe me arkipelagun e ishujve. Nëse Shqipëria kishte krahun  e dheut kontinental  si mund të ndodhte të ishim të barabartë. Këto distanca ndahen nga vija e mesit nga vija bregdetare dhe kjo është fjalë është marrë në mënyrë shumë të cekët nga grupi negociator, pasi aty duhen parë edhe faktorët gjeografik, gjeologjik dhe  pjesëve të tjera të trajtimit të tyre, prandaj duhen  pasur parasysh të gjithë faktorët për përcaktimin e vijës së mesit. Këtu edhe niveli më i ulët intelektual e ka kuptuar që ai po mbështeste diçka që bën "muu". Kam pasur  fatin që të jem në Gjykatën Kushtetuese që ka bërë gjykimin e saj për 7 orë rresht vendimi i saj është historik pasi ajo u mbështet në përvojën botërore. Kur mbarojnë grupet negociatore bëhet një test se sa ke fituar ti dhe sa unë. Sipas testit  1 km gjatësi Shqipëria e varfër dhe të mbaruar kishte fituar 10.2 km katrore, ndërsa Greqia kishte marrë 17.2 km katror, ky ishte testi që në mbarim të diskutimeve bëhet testi. Në total ka një test tjetër që i mbledh të gjitha dhe sipas llogarive të mia do kishim humbur 345.4 km katrore. Gjykata bëri shumë mirë që nuk e bëri këtë llogari, pasi ajo nuk merret me hollësi por me parimet bazë", tha Pashaj.

Në lidhje me kërkesën e kryeministrit Rama që marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë të merret edhe mendimi i Arbitrazhit apo një pale të tretë, Pashaj tha se është dakord me këtë, por fillimisht duhet kuptuar se pse po shkojmë në Arbitrazh dhe kush janë problematikat. Sipas Pashajit grupet negociatore duhet të fillojnë negociatat dhe të punojnë se rrugës mund të dalin probleme që nuk kapërcehen, që në këtë rast duhet të flasë Gjykata Kushtetuese.

 "Brenda dy javëve kryeministri duke e vlerësuar këtë situatë shumë të ndjeshme ka dhënë dy mendime që janë vazhdim të njëra-tjetrës. E para e lehtësoi situatën në kuptimin që ne nuk po vazhdoj më negociatat me palën greke pasi kemi një qeveri tjetër dhe kemi nevojë të riformatojmë grupin negociator. Pas një jave shfaqi një mendim tjetër ku të dyja palët mesa duket nuk po përkojnë për të eksploruar më tej problemin e marrëveshjes Rama tha që të çohet në Arbitrazh ose me një palë të tretë. Unë jam dakord me këtë, por para se të shkojmë këtu nuk mund të jenë të lehta gjërat. Ne kemi pasur një marrëveshje që nuk ekziston më, ka pasur një procedurë negocimesh që nuk i dimë, por nuk mund të shkojmë në Arbitrazh pa e pasur të qartë pse po shkojmë atje dhe cilat janë problematikat. Ka vend akoma që negociatat të vazhdojnë pasi mund të nxjerrë probleme që nuk mund të kapërcehen. I pari është vendimi i gjykatës Kushtetuese që nuk e ka vendim patriotik, por shkencor. Nëse kemi një marrëveshje dypalëshe duhet të bazohet tek Gjykata Kushtetuese", tha Pashaj.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qano: 19/09/2020 00:58

    Ku jane hartografet shqiptare te vjeter e te rinj? Ata jane kompetentet e vertete per probleme te tilla se bashku me juriste te sprovuar dhe jo cunake me lidhje politike...

    Përgjigju
  • ymeri: 18/09/2020 00:00

    NUK DUHET cuar asnje ceshtje ne arbitrazh,,,,,sepse mund te merret nje vendim i demshem per shqiperine,,,dhe pastaj nuk ke ku te ankohesh me.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi