Denoncon PD: Shkolla në Theth nuk është hapur ende, të gjendet zgjidhja sa më parë

Shkolla 9-vjeçare në Theth

Megjithëse ka një javë që ka nisur mësimi zyrtarisht, Partia Demokratike thotë se shkolla në Theth nuk është hapur ende. Deputetja e rrethit të Shkodrës, Greta Bardelli në një reagim bën thirrje që të zgjidhet sa më parë problemi dhe mos të ketë justifikimet për mbylljen e saj.

'Shkolla 9-vjeçare në Theth, njësia administrative Shalë, ende nuk është e hapur! Fëmijët në këtë zonë nuk mund të jenë njësoj si nxënës të tjerë në qendrën e qarkut Shkodër që kanë filluar mësimin!  Prindër, nxënës, banorë së bashku me  administratorin e njësisë, po ngrenë zërin për këtë fakt!  I bashkohem zërit të tyre, me cilësinë e përfaqësueses në Kuvend, që sa më parë të merren masat për zhvillimin e orëve të mësimit dhe gjendja ti kthehet normalitetit! Nxënësit e Thethit kërkojnë arsimim dhe nuk ju duhet asnjë lloj justifikimi i institucioneve! Sa më parë!'- shkruan Bardelli.

Konfirmimi se Shkolla e Thethit është e mbyllur

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Rusia dhe Kina kundërshtojnë Samitin e Demokracisë si pengesë të modernizmit:Produkt i mentalitetit të Luftës së Ftohtë