Denoncon PD në Berat, Alizoti: PS ka mbushur furgonin me mallra dhe po ua shpërndan qytetarëve për të blerë vota! Bashkia Berat mohon akuzat: Po dërgoheshin në magazinë

Partia Demokratike në Berat ka denoncuar sipas saj një rast të krimit elektoral. Drejtuesi politik i PD-së në Berat, dhe kandidati për deputet i PD-së, Tomor Alizoti thotë se kanë ndaluar një furgon të mbushur më mallra nga rezervat e shtetit dhe po u shpërndahen banorëve në lagjet e varfra në këmbim të votës. Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati ka qenë i pranishëm në vend ngjarje.

'Partia Demokratike ka kapur mbrëmjen e sotme në flagrancë një furgon të bashkisë,të mbushur me ushqime që-sipas informacioneve të marra nga PD Berat-do të shpërndaheshin në disa lagje të varfra të qytetit. Furgoni është ndaluar nga përfaqësuesit e opozitës përpara magazinave të zyrave të arsimit të bashkisë Berat dhe është njoftuar policia. Pas hapjes së derës së furgonit është parë se ai ishte i tejmbush me kuti ushqimore mbi të cilat shkruhej "Ndihma nga Rezervat e shtetit". Në furgon,që prej ndalimit të tij e deri tani ndodhet edhe kryetarja e Rajonit Nr.2 Joana Melëngu e cila është njëkohësisht edhe anëtare e një prej KZAZ-ve në Berat. Efketivë të shumtë policie të kryesuar nga drejtori i DPV Berat Neritan Nallbati janë në vendngjarje dhe janë në pritje të oficerit të Policisë k pranë Prokurorisë së Rrethit. Berat.'- njofton PD.

1618864272_berat1770x443.png

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Beratit,Tomorr Alizoti ka deklaruar se,ky është një veprim i turpshëm dhe një skandal elektoral që po ndodh disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.Alizoti ka deklaruar se,ndihmat po ndahen nga Partia Socialiste për tu blerë votat qytetarëve. Ai ka deklarua se,të gjithë ata që prekin votën që është e shenjtë,do të përballen nesër përpara ligjit. 

Brenda ka karta ID dhe një mall nga rezervat e shtetit. Në qarkun e Beratit nuk do të preket asnjë votë. Furgoni është kapur në orën 9 e ca duke shpërndarë ndihma. Policia nuk po sjell oficerin gjyqësor, që të bëjë kontrollin, do ta shoqërojë me shoferin që është brenda. Ata dyshohet se kanë karta ID, mund ti fshehin, shpërndajnë ndihma dhe na fshihen gjurmët. Policia ruan furgonin dhe mesazhet janë fshirë. Joana Melëngu anëtare e ZAZ, kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së në mes të natës më një furgon me ndihma të rezervës së shtetit. Jemi në fushatë dhe ndihmat e njerzve nuk ndahen në darkë dhe ne e kapëm këtë në flagrancë. Furgoni u mbush në magazinat e bashkisë. Pse duhet një anëtare e ZAZ-së që të shpërndajë ndihma? Përse? Policia nuk bën asnjë veprim. Askush nuk do të prekë votën e demokratëve shqiptarë. Dua që Shqipëria të ketë një ditë demokraci, se këtij populli po i del shpirti'- ka thënë Alizoti.'

Sakaq Bashkia e Beratit ka mohuar akuzat e PD-së se po shpërndaheshin ndihma natën për qytetarët duke deklaruar se thjesht po zhvendoste materialet nga një ambient i bashkisë në magazinë. Në një reagim zyrtar, bashkia Berat thotë se po bëhej një transferim i mallrave të ndryshme që janë shpërndarë për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia, nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore dhe sipas bashkisë strukturat e autorizuara kanë filluar zhvendosjen e këtyre materialeve në magazinat e përcaktuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Bashkia e Beratit reagon ndaj akuzave të PD-së: Po bëhej transferim mallrave që janë shpërndarë për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia

Bashkia e Beratit ka mohuar akuzat e PD-së se po shpërndaheshin ndihma natën për qytetarët duke deklaruar se thjesht po zhvendoste materiale nga një ambient i bashkisë në magazinë.

Në një reagim zyrtar, bashkia Berat thotë se po bëhej një transferim i mallrave të ndryshme që janë shpërndarë për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia, nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore dhe sipas bashkisë strukturat e autorizuara kanë filluar zhvendosjen e këtyre materialeve në magazinat e përcaktuara.

Po ashtu bashkia thekson se çdo tentativë për të penguar funksionet e Bashkisë Berat tregon qartazi dëshpërimin e subjekteve politike të caktuara që kërkoj me çdo kusht të tensionojnë situatën dhe të njollosin qetësinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore në qytetin e Beratit.

'Bashkia Berat gjatë periudhës së pandemisë ka organizuar në ambientet e sallës së konferencave, mallra të ndryshëm për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia. Si rrjedhojë e kërkesës së strukturave të Bashkisë Berat për të organizuar aktivitete me grupet e interesit duke respektuar masat anti COVID, ka lindur nevoja e transferimit të bazës materiale nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore. Strukturat e autorizuara kanë filluar zhvendosjen e këtyre materialeve në magazinat e përcaktuara.

Çdo tentative për të penguar funksionet e Bashkisë Berat tregon qartazi dëshpërimin e subjekteve politike të caktuara që kërkoj me çdo kusht të tensionojnë situatën dhe të njollosin qetësinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore në qytetin e Beratit. Organet ligj-zbatuese duhen të ndjekin të gjitha hapat ligjore dhe ne garantojmë bashkëpunimin dhe transprencën maksimale në sqarimin e çdo akuze të motivuar nga verbëria politike.'- njofton bashkia Berat.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 19/04/2021 22:45

    o trapa, keto jan ndihmat qe c'do muaj ka dhene qeveria per familjet ne nevoje qe mos u befshi o kerma Demorkate!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja