DOKUMENTI/ FSHF tjetër skandal me futbollin e moshave, licensojnë fusha që s'plotësojnë kriteret! Jupi për Report Tv: S'duan investime

Me pretendimin e një revulucioni te ekipet e moshave Federata Shqiptare e Futbollit po dënon të gjithë ata që i dolën kundër në zgjedhjet për president në muajin mars. Pasi përjashtuan pa kriter nga Superliga ekipet që e kishin arritur me meritë, Federata Shqiptare e Futbollit ka licensuar skuadra me drejtues politikisht të pëlqyer, por që nuk përmbushin kushtet.

Siç tregon edhe dokumenti i siguruar nga Report Tv, asnjë prej ekipeve që kanë fituar të drejtën për të qenë në Superligën e të rinjve nuk i përmbush kriteret e fushës, pasi për U-17 dhe U-19 fusha duhet të jetë të paktën 105 metra e gjatë dhe 64 e gjerë. 

“Ne jemi në kushtet që kemi një kompleks sportiv bashkëkohor, në pronësi, me të gjitha ekipet e nevojshme për të qenë në Superligë dhe papritmas gjendemi tani në kampionatin rajonal. Nuk ka sens, as kriter, as logjikë, as ligj dhe as moral,”-u shpreh Redi Jupi, investitor i akademisë ‘Football Republic’.

1 muaj pas këtij skandali federata e futbollit heziton të reagojë dhe të tregojë kriteret e tjera të licensimit.

“Unë nuk kam gjë më federatën, por ata kanë me mua. Janë goditur investime, janë goditur prespektiva e investimeve të ardhshme. Asnjë nuk rrezikon më të bëjë të tilla fusha sepse o duhet ta kesh mirë me këta ose duhet të pëlqejë fytyrën tënde ai,”-deklaroi Redi Jupi, investitor i akademisë ‘Football Republic’..

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë ku bën pjesë edhe ‘Football Republic’, po përgatit dokumentet për ndjekje ligjore të çështjes, ndërsa Redi Jupi bën thirrje edhe për ndërhyrjen e shtetit.

“Vërtet shteti nuk e ka prioritet sportin, as për tu marrë me këta njerëz që na drejtojnë, me qëllim që ne të gjejmë të drejtën tonë. S’kemi ku të ankohemi për ta. Këta nuk njohim arbitrazhin, nuk njohin shkallën e 3 të gjykimit. Nuk e shoh shumë optimiste sepse këta njerëz që investojnë të ketë ku të mbrojnë investimin e tyre,”-tha Redi Jupi, investitor i akademisë ‘Football Republic’.

Ndryshimi i formulës së kampionatit në rregulloren e UEFA-s kërkon që të lajmërohet 2 vite para, ndërsa në këtë rast njoftimi ka qenë preferencial dhe është bërë në rastin më të mirë 2 javë para.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja