U përplas me Metën për videon e Priftit, DASH rendit Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur anti-korrupsion në botë! Reagon presidenti: Mafia ndërkombëtare

Departamenti Amerikan i Shtetit rendit ish-kreun e KED Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë, një vlerësim ky që vjen pas sulmeve të njëpasnjëshme që i janë bërë nga presidenti i republikës Ilir Meta. Këtë vlerësim të DASH, Dvorani tha për Report Tv se sapo e ka marrë vesh përmes medieve, ndërsa momentalisht shtoi se ndodhet në gjyq.

"Jam në gjyq, sapo u njoha me vlerësimin. Vlerësimi im falë jush, falenderoj mediat", tha Dvorani për Report Tv.

Ky vlerësim vjen si një "goditje" për presidentin Ilir Meta, pasi Dvorani ishte i vetmi gjykatës që u shpreh kundër tij në procesin e skandalit të video-përgjimit të Dritan Priftit. Ardian Dvorani ka qenë kryesues i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që në 2012 dha vendimin unanim të pafajësisë së Ilir Metës, i cili që pas videos së publikuar nga Dritan Prfiti, akuzohej për korrupsion. Ndërkohë në përplasjen mes Metës dhe Dvoranit, shumë kanë mbështetur këtë të fundit duke deklaruar se presidenti po e sulmon, pasi ai ka qenë i vetmi gjyqtar kundër pafajësisë së Ilir Metës në 2012. Në të vërtetë Dvorani ka votuar pro pafajësisë por ka shfaqur rezerva mbi disa akte proceduriale të ndjekura dhe vendime të ndërmjetme të Gjykatës së Lartë me administrimin e pronave.

Por nuk është i vetmi rast, pasi kujtojmë se plotësimi i Kushtetueses solli përplasje mes Ardian Dvoranit dhe presidentit dhe si pasojë ky i fundit e kallëzoi atë në SPAK. Le të kujtojme se në kuadër të pengimit të implementimit të reformës në drejtësi, presidenti Meta ndërmori një sulm të ashpër ndaj Dvoranit me një sërë akuzash publike.

Vendimi i Gjykatën kushtetuese për të njohur si anëtare të saj Marsida Xhaferllarin dhe jo Arta Vorpsiin duket se e bindi presidentin Ilir Meta që të akuzojë publikusht ish-kreun e KED, dhe që më pas të dporëzojë pasi kundër tij. Kulmin e akuzave Meta e njpoftoi kur akuzonte Dvoranin për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit e marrje të kompetencave të presidentit. Presidenti tha se shkeljet ishin të qëllimshme dhe sipas tij u përfshi edhe Kuvendi.

Presidenti Meta kërkoi largimin e Ardian Dvoranit nga detyra me argumentin se pas zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë në mars të këtij viti, atij i kishte mbaruar detyrimi kushtetues për të qëndruar më në detyrë. Në luftën e ftohtë mes KED-së së drejtuar nga Dvorani dhe Presidentit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë një mendim nga EURALIUS dhe OPDAT. Por EURALIUS dhe OPDAT refuzuan të japin opinion në lidhje me rastin e mandatit të Ardian Dvoranit. Ata u shprehën se kjo çështje nuk zgjidhet me opinione por duhet një vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendim që e mori më pas me debate. 

Me 11 qershor 2020, me 6 vota pro dhe 4 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, rrjedhimisht edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pasi la zyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i KED-së, KLGJ me shumicë votash vendosi që Dvorani të caktohet në pozicionin e gjyqtarit në Apelin Administrativ. Pas shkarkimit Dvorani i dërgoi një letër Vitore Tushës, së cilës i kërkon që të vazhdojë punën për kandidatët për Gjykatën e Kushtetuese. 

Deklarata e DASH për nderimin e personaliteteve në luftë me korrupsionin:

Korrupsioni kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike, minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkatërron besimin në institucionet publike, lehtëson krimin ndërkombëtar dhe dëmton rëndë burimet publike dhe private.
Administrata e Biden është e vetëdijshme që ne do të jemi të suksesshëm në luftimin e këtyre çështjeve duke punuar në bashkëpunim me partnerë të përkushtuar,  duke bashkëpunuar me individë të guximshëm që përkrahin luftën kundër korrupsionit dhe me vende që punojnë për të përmbushur zotimet e tyre ndaj standardeve ndërkombëtare të antikorrupsionit. 

Për atë arsye, unë kam krijuar një Çmim të ri Ndërkombëtar për Antikorrupsionin, duke vlerësuar individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh përballë fatkeqësive të mëdha për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar që të ketë vënë llogaridhënie në vendet e tyre.
Siç e ka theksuar edhe Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet ta arrijmë në vendin tonë dhe jashtë saj.  Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve të guximshëm të cilat kanë luftuar për realizimin e këtyre idealeve. Të nderuarit janë: Ardian Dvorani  nga Shqipëria, Diana Salazar nga Ekuadori, Sophia Pretrick nga Federata e Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro nga Guatemala, Ibrahima Kalil Gueye nga Guinea, Anjali Bhardëaj nga India, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov nga Republika e Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla nga Libia, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka nga Ukraina. 

Ata na frymëzojnë ne dhe shumë homologëve të tyre të ndjekin këto ideale në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë një nga kornizat më të fuqishme antikorrupsion në botë. Ne ishim të parët që kriminalizuam ryshfetin e huaj dhe vetëm në dy vitet e fundit në partneritet me homologë të huaj, kemi rikthyer më shumë se 1 miliard dollarë në pasuri të vjedhura publike. Ne përdorim një sërë mjetesh për të promovuar llogaridhënien nga individët e korruptuar, për të luftuar pandëshkueshmërinë globalisht dhe për t'u angazhuar në forume shumëpalëshe për të luftuar korrupsionin dhe rritur angazhimin e qytetarëve. Ne do ta mposhtim korrupsionin duke zbatuar reforma të qëndrueshme në përputhje me angazhimet ndërkombëtare; zhvillimin e institucioneve transparente dhe të përgjegjshme;  fuqizimin e qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për të ndihmuar në mposhtjen e këtij kërcënimi global ndaj sigurisë dhe demokracisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:24
Vlerësimi i Dvoranit nga DASH, Calavera: Guximi i këtyre njerëzve i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit dhe forcuar shtetin e së drejtës

Genoveva Ruiz Calavera ka uruar Ardian Dvoranin për vlerësimin e marrë nga DASH si një nga 12 personalitete në botë që kanë luftuar korrupsionin. Calavera shkruan se guximi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është thelbësore për përparimin në luftën kundër korrupsioni, ndërsa shton se BE do ët mbështes Shqipërinë për të forcuar shtetin e së drejtës

"Urime! Guximi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është thelbësore për përparimin në luftën kundër korrupsionit. BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për të forcuar shtetin e së drejtës, për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të vendosur baza të begata për zhvillimin ekonomik", shkruan Calavera.

Ora 17:47
Balla: Sulmet e Metës kundër Rerformës në Drejtësi, s'mund të cënojnë aspak këtë reformë historike

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mironjohjen për SHBA dhe BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i japin zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Përmes një postimi në Tëitter  Balla deklaron se sulmet e dëshpëruara të Ilir Metës, pas të cilit qëndrojnë Sali Berisha, Lulzim Basha & co, kundër Reformës dhe kundër institucioneve të reja të Drejtësisë nuk mund të cënojnë aspak këtë reformë historike.

"Mirënjohje SHBA dhe BE për mbështetjen e vazhdueshme që i japin zbatimit të Reformës në Drejtësi. Sulmet e dëshpëruara të Ilir Metës, pas të cilit qëndrojnë Sali Berisha, Lulzim Basha & co, kundër Reformës dhe kundër institucioneve të reja të Drejtësisë nuk mund të cënojnë aspak këtë reformë historike", shkruan Balla.

Kujtojmë se pas mbështetjes që i ka dhënë kryeministri Edi Rama, Ardina Dvoranit i cili u zgjodh ndër 12 personalitetet më të spikatur në botë në luftën kundër korrupsionit, ka reaguar presidenca duke sulmuar jo vetëm Ramën, por edhe diplomatët, të cilët i konsideron të korruptuar deri në palcë. Këtu sulmoi dhe reformën duke thënë se do ngordhë më 15 prill.

Ora 16:27
Vlerësimi nga DASH, Dvorani për Report Tv: Falenderoj mediat

 Departamenti Amerikan i Shtetit rendit ish-kreun e KED Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër antikorrupsionit në botë, një vlerësim ky që vjen pas sulmeve të njëpasnjëshme që i janë bërë nga presidenti i republikës Ilir Meta. Këtë vlerësim të DASH, Dvorani tha për Report Tv se sapo e ka marrë vesh përmes medieve, ndërsa momentalisht shtoi se ndodhet në gjyq.

"Jam në gjyq, sapo u njoha me vlerësimin. Vlerësimi im falë jush, falenderoj mediat", tha Dvorani për Report Tv

Ora 16:17
DASH vlerëson Dvoranin! Meta foto me mbështetës: Shqipëria, kurrë e mafies ndërkombëtare

Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin si një nga 12 personalitete në botë në luftën anti-korrupsionit, ka reaguar menjëherë edhe presidenti Ilir Meta. Ai ka publikuar një foto me disa mbështetës të tij, ndërsa sulmon ndërkombëtarët.

"25 prill - Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare", shkruan Meta

Theksojnë se konflikti i Ilir Metës me Ardian Dvoranin ka qenë tepër i fortë as sa përfundoi me kallëzim në SPAK nga presidenti për shkak të përplasjeve për plotësimin  e Kushtetutës. Vlerësimi i DASH vjen si një 'shuplakë " për Metën, pasi Dvorani ishte i vetmi gjykatës që u shpreh kundër Metës në procesin e skandalit të video-përgjimit të Dritan Priftit.  

Ora 16:05
Dvorani u vlerësua nga DASH si një nga 12 personalitete në botë anti-korrupsion, Rama: U godit harbutërisht se s'iu dorëzua të keqes, inkurajim për reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vlerësimit nga DASH për Ardian Dvoranin, si një nga 12 personalitete e spikatura në botë që ka luftuar korrupsionin. Rama shkruan se ky është një inkurajim i jashtëzakonshëm për ata persona që luftojnë për Reformën në Drejtësi në vend, që ndodhet në një fazë kacafytjesh me të keqen. Rama shkruan në tëitter se Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së keqes.

"Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron", shkruan Rama.

Ora 16:00
DASH shpall Ardian Dvoranin kampion në luftën kundër korrupsionit, reagon ambasada e SHBA: Urime

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pasi DASH e ka shpallur Ardian Dvoranin si mes 12 personaliteteve kampionë në botë në luftën kundër korrupsionit.

“Urime Ardian Dvoranit nga Shqipëria për përzgjedhjen si Kampion Kundër Korrupsionit”, shkruan ambasada.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 24/02/2021 19:29

    AMAN O AMERIKA NA i arresto keta plehra saliun,meten,bashen,kryemadhin ,,,se kane vjedhur e vrare shqiptaret per 30 vjet....dhe denojini ne SHBA,,,e mos na i sillni me ketu....vafshin ne ferr keta plackites dhe kriminele te poshter...

    Përgjigju
  • Huni: 24/02/2021 01:02

    Hajde pall ariu hajde po kjo dihej kaq bosh e kujtoni popullin ju poletikan e gazetar ku te je qellimi valle apo perse e nxirni tani per votime apo filloj dhe Amerika tu fut hunet ke terapi Bules

    Përgjigju
  • Iris: 24/02/2021 00:50

    Do te doja te shikoja cfare ngjyre do kane patur, fytyrat e Metes e Berishes, ne castin qe po lexonin kete lajm nga D.A.SH.per z.Dvorani!!!

    Përgjigju
  • ymeri: 24/02/2021 00:13

    TRUPAT AMERIKANE qe do vijne gjasme per stervitje,,, ka zera se do arrestojne saliun,,meten,bashen ,,dhe kryemadhin, me cetat e tyre dhe do i marrin me vete ,,,thone qe do i cojne ne guantanamo...

    Përgjigju
  • ermir: 23/02/2021 20:21

    SHBA e nderon Line floriri me Sali kriminelin e heqin nga puna...

    Përgjigju
  • POPULLI SHQIPTAR: 23/02/2021 19:55

    JURISTI I NDERUAR DVORANI A KA MUNDESI TI VENDOSESH LITARIN NE FYT ILIR METES DHE SALI BASHES,,,KUR TE MARRIN DENIMIN ME VDEKJE NGA GJYKATA,,,...

    Përgjigju
  • Tirona: 23/02/2021 18:57

    Duroni dhe pak deri ne daten 26 prill nje dite mbas zgjedhjeve kur trupat e Natos do te zbaekojne ne Shqiperi jo vetem per stervitje por edhe per misione te tjera , qe fshatari i Cepanit dhe Plaku Mere akoma nuk i dine.

    Përgjigju
    • hahah: 24/02/2021 05:43

      e i dit'ke ti??? mos na ban me qesh aman

  • Afrim: 23/02/2021 17:56

    Dmth i bie qe Shqiperia eshte nje nga 12 vendet me te korruptuara ne bote apo e kam gabim un?

    Përgjigju
    • Afrim: 23/02/2021 19:31

      Durresi: kisha dyshime ne fakt sepse sado vend i korruptuar...sma merrte mendja qe ishim me nje nivel me Sierra Leonen, Guatemalen etj. Sa per sqarimin..per korrektese...”vend me njerez te korruptuar”

    • Durresi: 23/02/2021 18:57

      Kishe dyshime?? Dhe nje sqarim,korrupsioni eshte veprimtari e njerezve,jo vend... S na e ka fajin Shqiperia

  • Auuuuuuu: 23/02/2021 17:55

    Po qaset burgu per Like Pordhen

    Përgjigju
  • Cubi: 23/02/2021 17:54

    Shkurt totalisht pa tru. Mjer shqiperia per politikan qe ka

    Përgjigju
  • Trap cepani: 23/02/2021 17:54

    E LEXUAT ,MO ,LAJMIN?I i menderuari likeflori president Ilir Meta ka zbuluar lidhjen e shtepise se bardhe me mafien nderkombetare.Ky eshte sukses i madh i presidence.

    Përgjigju
  • Faik: 23/02/2021 17:44

    RROFTÉ ARDIAN DVORANI dhe ZOTI e BEKOFTË bashké me FAMILJEN e tij të MREKULLUESHME! Né DJALL dhe ESFEL VAFTÉ LSI KRIMI , MAFIA , KORRUPSIONI dhe HAJDUTËRIA !!!! I béfshin ILAÇE KANCERI dhe TUMORI pér FAMILJET e tyre LESHELISTÉT GRABITQARÉ , HAJDUTÈ dhe PLAÇKITÉSIT e KORRUPTUAR té SHTETIT té VARFÉR SHQIPTAR !!!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR qofté LESHELIJA HAJDUTËRIA dhe BABËZIA bashkë me SOJ dhe SOROLLOP dhe e PËSOFSHIN si MOS më KEQ ISHALLAH O ZOT I MADH ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    Përgjigju
    • Fol: 23/02/2021 21:36

      Fjala jote ne vesh te drejtesise

  • Ethem Lalaj: 23/02/2021 17:39

    Lajmë i MADH nga DASH.Kjo tregon se Amerika mban shënim.Ajo di se kush është KOKA E KRIMIT NË SHQIPËRI.Ai është LikeFloriri hajduti Floririt,Vidios 7 % me D.Priftin,Dosjen ÇEZ. -Dvorani u largua nga I.Meta nga KED për të emruarë Aty Vitore Tushën miken e Monës dhe të Argitës. -Dvorani është një goditje brinjë më brinjë ndaj HAKMARRSIT IDIOT IM. -Dvorani duhet të shkoi përsëri në KED,GJL..ose KRYEPREKUROR pasi ÇELA po flë gjumë më shumë se TIK LLALLA. -PS të shkarki Im nga folea e grenzës Presidenciale pasi është bërë gazi botës duke i bërë karshillëk PS,Popullit,BE..!

    Përgjigju
  • Pelioni: 23/02/2021 17:37

    Ku je like kapedani,like hajduti,like hajvani,gjer në dash të vajti nami,mor hajduti nga Çepani,në rreth të kuq ty te kam vënë,prit kur të të pyesin për tët emë (emrin),dosjen gati t'a kanë bërë,për cke thënë e për cke bërë,duke vjedh Shqipërin tërë,.

    Përgjigju
  • Teku: 23/02/2021 17:31

    Theu qafën mullahu, mullah likja!

    Përgjigju
  • Like Espinoza i La Piovres: 23/02/2021 16:46

    Perderisa sekretari i ri Amerikan i Shtetit cileson Adrian Dvoranin dhe me shume te drejte si shembullin numer nje te antikorrupsionin del konkluzioni se kamikazi presidencial,Ilir Kokekatrori Florivjedhes 24 karatesh qe i nxorri uje te zi ketij vendi derisa ja doli me te gjitha mjetet ne dispozicion kunder Ardian Dvoranit eshte poli i kundert i tij,pra eshte kapoja i korrupsionit ne kete vend,eshte rreziku me i madh i ketij vendi,eshte mola qe ha mobiljet e rrobat avash avash deri sa i kalb fare,ashtu si ky ka qellim te minoje perfundimisht demokracine shqiptare e te mbyte kete popull me babezine dhe pisllekun qe e ka pushtuar. Ambasada amerikane duhet falenderuar per ndihmesen e saj ne kete drejtim,por nuk duhet tye qendroje indiferente ndaj etiketimeve te ketij mafiozi me postin e presidentit per kete vleresim kur nepermjet kamikazeve te tij ben paralelizimin e departamentit te shtetit Amerikan me "...mafjen nderkombetare" qe sipas tij duan te nderhyjne ne punet e brendeshme tonat e i prishin planet ketij banditi!Ky person i etur per gjak,pasuri e pushtet duhet te dergohet urgjentisht perpara togave te zeza sepse 30 vjet ne majat e pushtetit dhe me gjithe ato pasuri qe ka bere e ato pengesa qe i ka krijuar ketij populli e ketij shteti jane shume! Thenia e tij se " shqiperia e shqiptareve dhe jo e oligarkeve dhe e mafjes nderkombetare" eshte koha qe te analizohet dhe te kthehet ne nje thirrje "shqiperia e shqiptareve dhe jo e te degjeneruarve te kapur me bllok ne dore si Ilir Metaj".Dhe kjo mund te realizohet me ndihmen e pakursyer te aleateve natyrale te shqiperise,te Amerikes e te BE!Ilir Degjenerimi i rehatuar ne presidence dhe perdorimi i zyrave te presidences 24 ore ne dite non stop per qellimet e tij kriminale personale duhet te crrenjoset e Ai te qerohet qe andej si misri nga levozhgat dhe sa me pare te dergohet perpara SPAKUT!

    Përgjigju
  • LORA: 23/02/2021 16:36

    Lajm i bukur.

    Përgjigju
    • F-35: 23/02/2021 17:46

      Me shume se lajm, VERDIKT! Faleminderit USA!

  • Toni: 23/02/2021 16:31

    sna duhej vorani as ky institucion per te ditur qe meta eshte hajdut me bllok,nuk besoj qe ka ndonje qe e beson se video ishte e manipuluar .... pu a eshte qe likja duhet te ishte diku tjeter jo ne presidence ,keshtu qe na rrofte lajmi

    Përgjigju
  • Albi: 23/02/2021 16:26

    Ky eshte gjyqtari famoz i interesave te partise socialiste. Ish minister drejtesie i qeverise socialiste. Nuk e njihte njeri derisa e katapultoi xhafa ne gjykate te larte. Kjo eshte e verteta. Censurojeni komentin

    Përgjigju
  • votues: 23/02/2021 16:26

    mbani hajdutin voto hajdutin aj rrofte hajduti e mos u ngop me te vjedhur , vajsh ne oqean u ngopsh me peshk

    Përgjigju
  • Leone: 23/02/2021 16:20

    Nder i madh per Arjan Dvoranin,majen e shpates se korrupsionit ne vendin tone! Bravo,urime dhe kurajo te tjereve gjyqtare e prokurore,kuadrove te ndryshem qe ndeshen me korrupsionin ne te gjitha nivelet e sidomos ne nivelet e larta te politikes,te pushtetit e te gjyqesorit.Shembulli i Dvoranit te mobilizoje te gjithe shqiptaret kudo ku jane qe te mos pajtohen me korrupsionin e krimin dhe te vene perpara pergjegjesise morale,shoqerore e morale te gjithe perfaqesuesit me ne ze te korrupsionit ne shqiperi,duke filluar me kokebuallin 7%-esh,me kriminelin vicidolas e familjaret e tij,me Bashovicin qe ka bere kerdine me parate e rruges se kombit,me drogen e kultivuar ne Lazarat e kudo ne shqiperi e te shitur nen kujdesin e tij e te bandes se PD-se apo me vilat e njepasnjeshme qe perfiton nga oligarket e duke vijuar dhe me ministra e kuadro te larte qe kapen apo denoncohen per korrupsion!Ky vend nuk ka vdekur,ai i perket shqiptareve dhe jo krimineleve e te degjeneruarve te llojit Like Floriri e Monika Kriemadhi!Dvorai,Ina Rama e te tjere prokurore e gjyqtare nuk jane vetem,me ta jemi te gjithe ne dhe koha punon per ta!

    Përgjigju
  • anonymous: 23/02/2021 16:18

    Bravo Zotri burra si ty ti duhen shtetit tone ta pastrrojne llumin nga rrenjet.

    Përgjigju
  • Kfkfkff: 23/02/2021 16:13

    Per vleresimin e tom doshit dhe vangjush dakos ndonje koment?!

    Përgjigju
  • Rexhep Kasap Bule Leka [ Kepi ]: 23/02/2021 16:10

    O ilir kak meta çfar do thuash tani ? O ilir blloku o ilir floriri Amerika të ka vu në reth të kuq nuk ke shanc mor hajdut kriminel burgut si shpëton dot. Kurse Zoti Ardjan Dvorani njeri Zotni e i respektuar nga Shteti numur 1 i Botës kurse ti njeriu më i diskretituar i Shqipris a e mer vesh ndryshimin o leck wc.

    Përgjigju
  • Tami: 23/02/2021 16:05

    Plotesisht e merituar per Dvoranin. Per fat te keq jane te rralle. Kjo eshte dhe aresyeja qe kokecepi president e sulmoi dhe nuk pushoi se nxjerri vrer per te. Gezohem qe eshte vleresuar, e meriton.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 23/02/2021 15:58

    .. po normal Dvorani eshte e ardhmja e drejtesise shqiptare... po do lefin e bejne llogje Sali me Lulken dhe Liken edhe pastaj do bejne nje vrim ne uje si gjithmone, dhe me ne fund Dvorarin do kthehet!!!!...

    Përgjigju
  • kaltra: 23/02/2021 15:54

    Uaaaa i pari në listë,po presidenti tani ska koment besoj ...

    Përgjigju
    • dsshi me kembore: 23/02/2021 17:25

      i pari qe doli ne krye kunder korrupsionit. hallall i pari me 99 miljon leke me shume ne pasuri dhe padashje i pari. turp usa

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!