Përplasjet për mandatin e Dvoranit, EURALIUS-OPDAT: Çështje individuale që s'zgjidhet me opinion, të vendosë KLGJ

EURALIUS dhe OPDAT kanë refuzuar të japin opinion në lidhje me rastin e mandatit të Ardian Dvoranit, pas kërkesë së KLGJ për të marrë opinion nga ndërkombëtarët.

Ata shprehen se kjo çështje nuk zgjidhet me opinione por duhet një vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Report Tv ka mësuar se mbledhja e KLGJ do të mbahet ditën e nesërme.

Përplasja mes Presidentit Ilir Meta dhe kreut të KED, Ardian Dvorani lidhur me mandatin e tij ka bërë që Këshilli të Lartë Gjyqësor më 5 maj 2020 të kërkojë opinion nga EURALIUS dhe OPDAT. Por në përgjigjen e tyre ata shprehen se "kërkesa rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale dhe se nuk japin opinione në të tilla situata".

"Duke u nisur nga shkresa dhe informacioni që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rreth nga nevoja për të adresuar një çështje individuale, në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projketi i USAID-it Drejtësi për të gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojmë se ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore, por dhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për çështje individual, pasi kjo është përgjegjësi ekskluzive e këshillit", shkruhet në letrën që EURALIUS i ka dhënë KLGJ-së.

Në mbledhjen e 5 majit 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas shqyrtimit të kërkesës së Presidentit Meta, për largimin nga detyra të kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani dhe shpjegimit të Dvoranit të arsyeve pse do të qëndrojë në detyrë, vendosi që për këtë çështje të kërkonte opinion nga EURALIUS dhe OPDAT.

Presidenti Ilir Meta pretendon se Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe se qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin. Mbi kërkesën e Metës, Këshillit i Karrierës ka konkluduar se Dvoranit i ka mbaruar mandati që në vitin 2014, por sipas ligjit ai qëndron në detyrë deri kur të zëvendësohet. Këshilli i Karrierës thekson se Dvorani ende nuk është zëvendësuar si anëtar i Gjykatës së Lartë. Në relacion thuhet se për mandatin e Dvoranit më herët është shprehur edhe gjykata kushtetuese e cila e ka lënë atë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit. Gjatë ditës së djeshme, Dvorani i është drejtuar me një shkresë KLGJ, ku rendit arsyet se pse duhet të qëndrojë në detyrë, ndërsa thotë se Meta nuk kanë asnjë tagër të merret me mandatin e tij.  Dvorani ka dhënë argumentet e tij duke thënë se do të qëndrojë në detyrë deri në ardhjen e zëvendësuesit të tij.

"Presidenti nuk ka tagër që të merret me punët e drejtësisë dhe mandatin tim. KLGJ emëron gjyqtar dhe jo të zëvendësojë mandate. Do të qëndroj në detyrë derisa të vijë pasardhësi" thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Dvoranit. Sipas tij as Sokol Sadushi, as Ervin Pule dhe Ilir Panda nuk janë pasuesit e tij ç'ka do të sillte lirimin e postit pasi mandati i ka përfunduar.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ola: 10/06/2020 16:05

    KLGJ-JA LESHIT, LE KRYETAR QE I KA MBARUAR MANDATI DHE NUK ZGJEDH TE RINJTE !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basha, këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit

Basha, këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit