Pas humbjes me Rayo Vallecanon Barcelona është rikthyer te fitoret dhe këtë e ka bërë duke mposhtur 2-1 Mallorca-n në ‘Camp Nou’. Katalanasit realizuan nga një gol në secilën pjesën fillimisht me Depay-n dhe më pas me Busquets para se futbollisti Sevillia të shkurtonte për miqtë. Me këtë fitore Barcelona ruan vendin e dytë, me 2 pikë më shumë se Sevillia ndjekëse.
Ndërkohë në Seria A Rafael Leao ka nderuar Milanin në përballjen e vështirë me Fiorentinën. Portugezi 22-vjeçar realizoi golin e vetëm të sfidës, duke fituar 1-0 në San Siro-n e mbushur me 75 mijë tifozë, të cilët presin nga ‘djalli’ të fitojë Seria A këtë sezon.
Detyrën ka bërë edhe Inter, duke likuiduar 1-2 Udinese-n. Golat për zikaltërit e Inzaghit u realizuan nga Perisic dhe Lautaro Martinez. Me këtë fitore kampionët në fuqi të Seria A vijojnë në ndiekje të Milanit, që ka 2 pikë më shumë në renditje kur kanë mbetur edhe 3 javë kampionat.
Sakaq Roma e Jose Mourinho-s ka hedhur një tjetër hap të gabuar, që e ka nxjerrë përfundimisht nga lufta për në zonën Champions. Verdhekuqtë kanë barazuar 0-0 kundër Bologna-s në ‘Olimpico’.