Depistimi i popullsisë, Beqaj
"Më pak kosto për pacientët"
Kontrollet bazë që do të kryhen nga qendrat shëndetësore, për grupmoshën 40 - 65 vjeç, do të sjellin më pak kosto si për vetë pacientët të cilët do të njohin sëmundjet e tyre, por edhe për buxhetin e shtetit.
TIRANE - Kontrollet bazë që do të kryhen nga qendrat shëndetësore, për grupmoshën 40 - 65 vjeç, do të sjellin më pak kosto si për vetë pacientët të cilët do të njohin sëmundjet e tyre, por edhe për buxhetin e shtetit.
Ministri Ilir Beqaj para nisjes së depistimit të popullsisë, i është bashkuar fushatës sensibilizuese mëngjesin e së shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një shëtitje me biçikletë, duke shpërndarë mesazhin se të merresh me aktivitet sportive ndihmon në një organizëm më të shëndetshëm.
“Prej disa javësh qytetarët shqiptarë po informohen se do fillojë një program që në themel të tij ka kujdesin për shëndetin, kujdesjen për jetën tonë kur jemi të shëndetshëm. Dhe ky aktivitet i bashkohet përhapjes së këtij mesazhi por dhe një veprim simbolik që është veprimi i aktivitetit sportiv sepse shëndeti duhet mbrojtur vetë me sa më shumë aktivitete sportive. Përfshin grupmoshën nga 40 - 65 vjeç pasi është grupmoshë ku shfaqen sëmundje të ndryshme”, tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.
Programi i kontrollit tek kjo grupmoshë do të funksionojë në këtë mënyrë. Nëse jeni në moshën 40 - 65 vjeç, do të merrni njoftimin dhe disa udhëzime më postë ose telefon nga Mjeku i Familjes, lidhur me paraqitjen, për të kryer kontrollin një herë në vit, në një afat kohor të caktuar (2-3 ditë) brenda muajit të lindjes. Kontrolli do të kryhet mbi sëmundjet e zemrës, enëve të gjakut, goditjet ne tru, diabeti, sëmundjet e veshkave, disa forma të demencës, depresioni, etj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Dhjetor 2014
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.4%
-
Jo
49.1%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7978
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet
31 Korrik, 12:09
-
Festival ‘Mediums’ sjell shfaqjen ‘Tramvaj me emrin dëshirë’
31 Korrik, 12:05
-
Operacioni i SPAK/ Masa sigurie dhe për 2 policë, zbardhen 3 vrasje në Elbasan, Rrogozhinë e Berat
31 Korrik, 12:00
-
Emërimet/ Dallëndyshe Bici rikthehet te IKMT, Lorena Goxhabelli te Kadastra! Drejtori i KESH shkon te Agjencia e Burimeve Natyrore! Ja kush drejton Portin e Durrësit
31 Korrik, 11:59
-
Zjarri në Shëngjin, avionët italinë ‘Canadair’, monitirojnë zonën nga ajri
31 Korrik, 11:48
-
Masakra e Gërdecit, ekspertët iu përgjigjen 113 pyetjeve të Mediut! Avokatët kërkojnë kohë, seanca shtyhet në shtator
31 Korrik, 11:45
-
Operacioni i SPAK/ Urdhërarrest dhe për 'Darin e Elbasanit', i arrestuar në Dubai! Dumani: Çopja ofroi 1.5 mln euro për të vrarë rivalin, Erjon Alibej
31 Korrik, 11:35
-
Del EMRI, kush është i riu që u mor peng nga ‘ushtari’ i Ervis Martinajt për 70 mijë euro
31 Korrik, 11:30
-
Arrestohet në Tiranë adoleshenti me çantë të zezë, shiste doza kanabisi në Kamëz
31 Korrik, 11:23
-
Arkitekt Kristo Sotiri, 'Njeriu me karafil'
31 Korrik, 11:14
-
Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes, Kreshnik Bajraktari do të jetë drejtori i ri i Autoritetit Portual të Durrësit
31 Korrik, 11:09
-
Vrasës me pagesë dhe 'ushtari' i Martinajt, kush është Hektor Xheçuka që u shpall në kërkim për pengmarrjen në Tiranë! Dyshohet se u arratis në Dubai
31 Korrik, 11:05