Deputeti i PD u shpreh se problemi më i madh është presioni mbi administratën nga qeveria, ndërsa votimi dhe numërimi elektronik do të zgjidhnin këtë çështje. “Në këto kushte, që administrata nuk është e pavarur, kjo e bën qesharake cdo deklaratë. Ky propozim do të provonte një kapje totale edhe të KQZ nga shumica, do të çonte drejt një konlikti dhe krisje të re. Kërkesa për shkarkimin e kryetarit të KQZ shkel cdo normë ligjore. Propozimi i Ballës është për të kapur KQZ nga shumica” tha ai.
Tërheqjen nga kërkesa për shkarkimin e kryetarit të KQZ, Bylykbashi e shikon si të përkohshme nga shumica, pasi sipas tij “Mbajtja në program tregon se e kanë ende qëllim. Shkarkimi është i paligjshëm. Parlamenti mund të vendoset në veprim vetëm përmes një kërkesë nga KQZ dhe për këtë duhen 5 vota, dhe cdo veprim tjetër është i paligjshëm dhe anti kushtetues” përfundoi
Prononcimi i Bylykbashit për Report Tv
Shumica ka propozuar depolitizimin e KQZ...
Ky është rekomandim i vjetër i OSBE, nuk është asgjë e re. Ajo që duhet të nënvizohet është fakti që OSBE ka konstatuar një nga problemet më të mëdha, presionin e qeverisë mbi administratën. OSBE është i qartë, është pikërisht ky presion mbi zyrtarët e shtetit që më pas janë të detyruar të votojnë sikur kërkon shumica. Në këto kushte, që administrata nuk është e pavarur, kjo e bën qesharake cdo deklaratë.
Kemi pasur deri në vitet 2001, kjo ishte më e dëmshme sesa mund të prodhonte stabilitet. Duhet t’i vendosim kufirin presion qeveritar mbi administratën mund të shikojmë ecjen përpara. Ky propozim do të provonte një kapje totale edhe të KQZ nga shumica, do të çonte drejt një krisje të re. Kërkesa për shkarkimin e kryetarit të KQZ shkel cdo normë ligjore. Propozimi i Ballës është për të kapur KQZ nga shumica.
Ju keni bërë dy mbledhje të reformës, ku do të jetë fokusuar PD?
Ka qenë dhe është krye-reforma. Mbetet që procesi zgjedhor është themeli i cdo gjëje. Zgjedhjet e kapura dhe të vjedhura. Ne dimë sa janë të përfshirë organizatat kriminale në procesin zgjedhor, deri në pushtetin vendor dhe parlament. Rrugët e zgjedhjes janë të ndryshme. Sa më shpejt të ngrihet SPAK që të godasin këto struktura kriminale. Rasti Tahiri është një simbiozë që lidh politikën me krimin dhe procesin zgjedhor.
A është në planin e PD ndryshimi i sistemit zgjedhor?
Standardet janë shumë më të rëndësishme. Ky sistem funksionin dhe vlerësohet, por sigurisht jemi të hapur për cdo propozim që do të ishte i vlefshëm dhe mund të cojë një vendimmarrje tjetër në komision.
Si e cilëson kërkesën për shkarkimin e kryetarit të KQZ?
Ka një tërheqje nga shumica, por mbajtja në program tregon se e kanë ende qëllim. Shkarkimi është i paligjshëm. Parlamenti mund të vendoset në veprim vetëm përmes një kërkesë nga KQZ dhe për këtë duhetn 5 vota, dhe cdo veprim tjetër është i paligjshëm dhe anti kushtetues.
dy.b/shqiptarja.com