Deportohen 40 shqiptarë nga Britania e Madhe, mbërrijnë me charter në Rinas! Mes tyre edhe persona me rekorde kriminale

Deportohen 40 shqiptarë nga Britania e Madhe, mbërrijnë me charter në Rinas! Mes tyre edhe persona me rekorde kriminale

Foto ilustruese

40 shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 11:00. Mësohet se pjesa më e madhe e shqiptarëve të deportuar, janë emigrantë të paligjshëm të cilët punonin në të zezë në Britani por mes tyre ka edhe persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Pas procedurave ligjore të kryera, Charteri me shqiptarë është ulur në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë pritet që një tjetër charter me shqiptarë të deportuar të mbërrijë në datë 19 janar.

Autoritetet britanike kanë nisur gjurmimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, duke mos i kursyer edhe psersonat të cilët punojnë të padeklaruar. Marrëveshja e firmosur mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe atij britanik, Rishi Sunak ka nisur zbatimin që në nisje të këtij viti për të kthyer mbrapsht të gjithë emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe personat me rekorde kriminale.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan