Pas pushimeve të verës, kthimi në shtëpi mund të jetë vërtet i vështirë. Ka shumë njerëz që përjetojnë depresion pas udhëtimeve të verës. Sot, data shënon 25 gusht dhe shumica prej jush me siguri i kanë mbyllur pushimet e kësaj vere. Nëse për ju kthimi në punë dhe në rutinën e përditshme është paksa i vështirë, po ju tregojmë disa hapa se si ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë:
Dilni me miqtë
Miqtë janë zgjidhja në çdo situatë. Sa herë ndiheni të mërzitur, por edhe në rastin kur ktheheni nga pushimet, miqtë janë personat e duhur që duhet të telefononi. Mos qëndroni në shtëpi, por dilni sa më shumë me miqtë, derisa humori juaj të stabilizohet.
Kujdesuni për veten
Zakonisht, njerëzit me pushime qëndrojnë të lirë nga “pispillosja” e tepërt: pra, janë më natyralë, vishen me thjeshtë dhe vajzat preferojnë të qëndrojnë pa grim. Mirëpo, kur të ktheheni në jetën e përditshme duhet të filloni sërish të kujdeseni për pamjen tuaj.
Mos u ktheni direkt në punë
Shumica e njerëzve, menjëherë pas pushimeve kthehen në punë. Ajo çfarë ju sugjerojmë ne është të pushoni qoftë edhe 2 ditë në shtëpi, pas kthimit nga udhëtimi. Këto dy ditë do t’ju ndihmojnë për të kuptuar se pushimet kanë mbaruar dhe duhet t’i riktheheni jetës së përditshme.
Planifikoni pushimet e radhës
Nëse ka diçka që na bën të ndihemi mirë është: planifikimi i pushimeve të radhës. Sapo të ktheheni nga pushimet, mendoni se cilin vend do të vizitoni më pas. Kjo gjë do t’ju gëzojë dhe t’ju motivojë që të riktheheni në punë më me vullnet./Class
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Belind Këlliçi, i papunë, nuk kursehet me pushimet luksoze pas humbjes në Tiranë
14 Gusht, 12:10
-
E bukur ishte jeta “gratis”
9 Gusht, 09:21
-
‘Dashuria është nën ujë’, Rudina Hajdari ndan momente nga pushimet me partnerin e saj të ri (VIDEO)
23 Korrik, 12:05
-
Vapa “djeg” pushimet e policëve! 12 orë punë në ditë! Bisedat e efektivëve do monitorohen me aplikacion të ri
20 Qershor, 15:04
-
Pushimet e fëmijëve makth i prindërve me punë! Kampet verore "mollë e ndaluar", 300-500 €/muaj
19 Qershor, 14:51
-
Adelina Tahiri ribashkohet me bashkëshortin milioner, ndan pamje nga pushimet luksoze në Dubai
21 Prill, 15:57
-
Viti i Ri/ Zbuloni ku do kalojnë pushimet shqiptarët
25 Dhjetor 2023, 15:38
-
Festat e Nëntorit, administrata dhe shkollat 5 ditë pushim! Qytetarët valixhet drejt Europës! Mësuesi: Do ‘çlodhem’ me nipër e mbesa
24 Nëntor 2023, 17:48
-
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman zgjedhin jugun e Shqipërisë për pushimet e tyre, çifti i njohur ndajnë foto nga Dhërmiu
8 Gusht 2023, 15:15
-
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë restorantet më të lira në Europë; “Qëndroni larg” shteteve më të shtrenjta
8 Gusht 2023, 14:13
-
Prej ditësh në Shqipëri, Dua Lipa shkëlqen në fotot e fundit nga bregdeti në jug
3 Gusht 2023, 16:03
-
FOTOT/ Dua Lipa nuk 'i ndahet' bregdetit shqiptar! Qetësia për të është Ksamili
1 Gusht 2023, 15:38