Depresioni, kontrolle
për të gjithë popullsinë

Depresioni, kontrolle<br />për të gjithë popullsinë
Në kuadër të paktës mjekësore të kontrollit bazë, do të bëhet edhe teste për depresionin. Fondi i Sigurimeve ka parashikuar teste për të gjithë poullatën që do kryejë këtë kontroll.

Depresioni është një sëmundje mendore që shoqërohet me disabilitet dhe rënie të cilësisë së jetës së përsonave që e vuajnë. Gjithashtu, depresioni bart barrë të rëndë sociale dhe

ekonomike për shkak të disabilitetit direkt dhe indirekt që shkakton. Tashmë është i njohur gjerësisht fakti që depresioni si komorbiditet përkeqëson indekset e mortalitetit dhe morbiditetit të shumë sëmundjeve somatike.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1999 kreu një studim për të krahasuar të gjitha sëmundjet mendore, ku doli se depresioni zinte vendin e katërt si shkak i paaftësisë shëndetësore

dhe u parashikua se në vitin 2020 depresioni do të renditet i dyti pas sëmundjeve kardiake, si shkaktar i paaftësisë dhe disabilitetit.

Objektivi është të mundësojë programin e kontrollit, të zbulojë, të fusë në rrugën e trajtimit të specializuar dhe të monitorojë ecurinë e pacientëve që vuajnë nga depresioni.



Redaksia Online
( Gre.M/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane