TIRANË -Ngritja e Byrosë se Hetimit që parashikohet në projektligjin ri të Policisë së Shtetit ka shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve mes ministrit Sajmir Tahiri dhe depuetëve të djathtë. Sipas ministrit të Brendshëm Byroja është konceptuar për t’i dhënë një standard të ri luftës kundër korrupsionit elitar dhe veprimtarive kriminale të lidhura me të. Ndërsa sipas të djathtëve Byroja, mund të cojë në konflikt të kompetencave të hetimit.
Shqetësim për dualitet mes Byrosë kombetare të hetimit dhe Prokurorisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë ngritur edhe deputetët e mazhorancës.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla përmes një shkresës dërguar ministrit Tahiri dhe kuvendit, të cilën A1 Report e siguron, thekson se formulimi i bërë nga qeveria krijon përplasje me kuadrin ligjor dhe mund të keqinterpretohet. Ishin pikërisht këto sygjerime të Lallës, të cilave iu referuan më lart deputetët e mazhorancës.
Në projektligjin për Policinë e Shtetit parashikohet se Drejtori i Policisë së Shtetit pas përfundimit të mandatit 8 vjeçar, nuk do të kthehet më në Polici, poashtu edhe shkrirjen e Gardës së Republikës dhe kalimin e saj në strukturë të veçantë të policisë.
....
Tahiri:Ligji i ri për policinë, nuk ka më krime që fshihen pas vakuumit ligjor
Sipas Tahirit duhet të funksionojë parimi “një shtet, një polici” pasi ka pasur krime që deri dje fshiheshin pas vakuumit ligjor, si krimet mjedisore apo ndërtimet pa leje, me ndryshimet që bëhen parashikohet të mos ndodhin më.
Sipas ministrit Tahiri, i cili ka bërë një ekspoze të projektligjit, ky është ligji me kryesor që përbën reformën në Policinë e Shtetit.Tahiri ka bërë të ditur në Komisionin e Ligjeve se ky projektligj është ndërtuar nga ekspertët më të mirë të policisë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Ministrin e Drejtësisë gjithashtu është përgatitur me asistencën e ndërkombëtarëve. Më tej Tahiri ka shtuar se ky ligj garanton një polici demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut, duke e bërë policinë agjencinë kryesore ligjzbatuese.
Një tjetër pikë ku Tahiri është ndalur gjatë prezantimit të pr/ligjit është edhe depolitizimi i policisë dhe rritja në detyrë në bazë të performacës ku në ligj sanksionohet si parim meritokracia.
“Ligji i ri hedh bazat për të forcuar veprimin policor. Garanton distancë për të garantuar depolitizimin e policisë. Kritere të forta karriere e merite. Sistem gradash e karriere që eviton korrupsioni, matje vjetore të performancës”- u shpreh Tahiri.
Ministri Tahiri ka sqaruar se në ligj parashikohet ngritja e Byrosë së Hetimit, ku drejtuesi I këtij institucioni nuk do të zgjidhjet vetëm nga radhët e policisë, por edhe nga prokurorët. Gjithashtu ligji parashikon sanksionimin e pavarësisë e Drejtorit të Policisë. Ndryshojnë kriteret për emërimin e drejtorit dhe zv/drejtorit të policisë, por do të ketë tre kandidatë, jo vetëm një.
“Drejtori pas mbarimit të mandatit nuk do të kthehet më në polici, përcakton parimet për marrjen e gradës sipas meritës”-tha Tahiri duke shtuar se punonjësi i policisë nuk do transferohet pa bërë dy vjet.
Felaj:Të shtohen kritere për drejtorin e Policisë së Shtetit
Lidhur me Byronë e Hetimit, Ermonela Felaj ka sjellë si shembull Slloveninë e cila ka fushën e veprimit më të gjerë. Deputetja e PS u shpreh se duhet të ndalemi që të shohim se ky organ mos krijojë dualitet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe të mos tejkalojmë të drejtat Kushtetuese.
“Të shtohen kritere për drejtorin e Policisë së Shtetit, ka mospërputhje mes drejtorit dhe zv/drejtorit për çështjen e mandatit”-tha Felaj duke u shprehur se është e paqartë pse nuk duhet rikthyer Drejtori i Policisë.
Ndërsa pyetjes së deputetit të PD, Ristani, nëse është cenuar siguria juridike nga ky ligj duke ju referuar rikthimeve, Tahiri i është përgjigjur se nuk cenohet, por garanton qëndrueshmëri.
“Policia e Shtetit nuk mund të jetë depozitë e njerëzve që ikin e vinë, ne e kemi vlerësuar se nëse shkëputesh për dy vjet nga Policia s’duhet të rikthesh më pasi humbet kapacitet për t’iu kthyer punës në shërbim të qytetarëve.”-theksoi Tahiri.
Fjala e plotë e ministrit Saimir Tahiri, në Komisionin e Ligjeve për "Policinë e Shtetit”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e plotë e ministrit Saimir Tahiri, në Komisionin e Ligjeve për "Policinë e Shtetit”Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)