'Opozita e re s'merr asnjë mandat në zgjedhje', Maliqi zotohet: Rama ka frikë! Tërhiqem nga politika nëse PD-LSI nuk fiton në Berat

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se me sistemin e ri, në zgjedhjet e ardhshme, partitë e reja nuk do të marrin asnjë deputet.

"Me këtë sistem i pavarur nuk del asnjë deputet. Me këtë sistem partitë e vogla, pjesa më e madhe e këtyre të rejave që do të formohen s'do të nxjerrin deputet. Është e pamundur të dalin.

E keni parë vetë që ka qenë president Topi dhe s'ka marrë asgjë. Blushi. E kam thënë dhe se them sot për sot me këtë sistem janë 3 parti PS-PD-LSI. Rama në 2017 mori 74 mandate duke qenë edhe unë pjesë e tij. Me Bushatin që tani po hedh rrugëve dhe ka vendosur ministra kukull.

Pse ka frikë Rama nga zgjedhjet. Ky tani ka më shumë frikë se lufta brenda llojit është më e keqe se ajo që ke përballë. Edhe deputetët që rrinë aty si delle, kanë frikë dhe thonë ishalla na vë dhe njëherë në listë. Ja doli Lleshi i përdorur, ishalla është përsëri ministër se ka plane që të ikë të premten", shtoi ai.

Gjatë intervistës ku ka hedhur edhe akuza ndaj kryeministit Edi Rama, Maliqi është zotuar se do të tërhiqet nga politika, nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk fiton PD-LSI në Berat.

"Tani jam më i fortë se atëherë, sepse asnjëherë skam hequr dorë nga njerëzit. Edhe tani si deputet zëri i tyre dhe kontaktet më të shpeshta. Në 4 komuna unë skam lënë rrugë pa bërë. Kam shkuar në Berat dhe kam mbajtur kontakte me socialistë të zhgënjyer sepse vij vetë nga ata. 4 me 3 për opozitën e bashkuar. Unë tërhiqem nga opozita e Bashkuar nëse nuk e fiton Beratin", tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
Marrëveshje me PS? Maliqi: Po, nëse do drejtohej nga Majko e Dade, Tahiri ministri më i mirë! Të burgosurit kërcënohen nëse ngrenë zërin

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se nëse në krye të PS do të ishte një figurë tjetër, ai do të bënte marrëveshje me to. Këtu ka përmendur figura si  Arta Dade dhe Pandeli Majko.

"Mund të ketë marrëveshje me PS nëse do të jetë në krye të Ps një socialist. Arta Dade, Pandeli Majko, Mimi Kodheli. Jo Rama.

Nëse Meta zbret në shesh janë shumë socialistë të revoltuar që do të mbëhstesin Metën në mbrojtje të demokracisë së vendit.

Rama i shet miqtë e vetë, siç bëri me Tahirin. Për mua Sajmir Tahiri është ministri më i suksesshëm PS, në polici, përveç drogës,  që e bëri me urdhër nga lartë të Ramës.

Të vdesë nëna dhe ditën e dytë të vësh muzikë vetëm ky e bën. Ky njeri siç ka qenë lakuriq kësaj rradhe e nxori fytyrën dhe lakuriq e nxori, kështu do dalë në zgjedhjet e ardhshme", tha Maliqi.

Sa i përket situatës në burgje, konkretisht në atë të Peqinit, ku prej disa ditësh të burgosurit janë në grevë për shkak të masave dhe kushteteve, ai e quan një gjendje skandaloze. Sipas tij të burgosurit kërcënohen nëse ngrenë zërin.

"Situata në burgje skandaloze. Nuk janë të njëjtët të burgosur. Janë 705 të burgosurve të policisë të cilët paguajnë drejtorë të burgjeve. Gjithë kjo situatë e burgjeve ka një emër. Ka një abuzim të tmerrshëm me të burgosurit, me ushqime të rëndomta, me emërime skandaloze se do të izolojnë ata që ngrenë zërin. Kjo ka të bëjë me atë që thashë unë goditja e PS brenda llojit.

Morën Stefan Cipën, më i ndershmi, e nisi seriozisht punën, e hoqën për punë të mirë dhe sollën një drejtor të korruptuar. Ish polic, se di ku  e ka blerë diplomnë. Nuk pyet asnjë ministër, se ministri është kukull. Të gjitha në burgje janë abuzive. Tenderat në burgje janë abuzive. Nuk mund të futet drogë dhe armë në burgje pa dijeninë e titullarit të lartë. Nëse u mboll droga se mbolli Tahiri por kryeministri.

Rama doli  e tha, po prezantojmë drejtorin e policisë s ëburgjeve më të suksesshmi, Bardhyl Kacorri. ai vendosi një rregull në sistemin e burgjeve që se kishte bërë asnjë më parë. Sa erdhi drejtori i përgjithshëm filluan të gjitha këto.

Situata është e keqe jo vetëm në burgje, do hiqen vizat në janar. Me zotin Basha ka qenë bisedë për kandidim për deputet ky e ka me elektoratin", tha ai.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/10/2020 03:32

    Per komentuesat e meposhtem,Lefter Maliqi trajtohet si njeri pa vlere,qesharak,per mua eshte shume me teper.Per mendimin tim ,ky eshte nje njeri shume,shume I rrezikshem,pasi eshte gati te beje marreveshje me kedo qe I ben oferten me te mire.Ky ja kalon dhe Esat Toptanit.Ky po te kishte mundesi do bente pakt dhe me Djallin.

    Përgjigju
  • populli: 07/10/2020 19:09

    Ashtu hyre ashtu dole kastarvec

    Përgjigju
  • fiqo: 07/10/2020 17:39

    mos e ftoni më këtë debilin se sot në mëngjes e lashë përgjysëm se s'durohej për ta dëgju. Keni plot rob që dinë me fol. Mos merrni gomerë. Ky është rob tribal dhe se kupton kaq.

    Përgjigju
  • sadushja: 07/10/2020 17:15

    mjer ne kush do na qeverisi larg qoft.....hajdut po vrases po ...po dhe kaq leshko pffffff 7x7=42

    Përgjigju
  • Nandi: 07/10/2020 17:13

    Ik mer burre prositute,ti i ben nder Tirones te kthehesh prap ne Lapardha andej nga ke ardhur, ty eshte per te grire me te bo sapun, po dhe ashtu si hyn ne pune njeriu se vjen ere e keqe langaraq burre.

    Përgjigju
  • Une: 07/10/2020 16:33

    Ke then jap doreheqje nese behen zgjedhjet vendore ne qershor. Dorehiqu njeher per kete se do te behet borxhi mullar

    Përgjigju
  • Ela: 07/10/2020 14:09

    ky gomari ce pandeh veten ,o idiot i madh po ti je gomar prandaj tje deputet,te pika pika partive dhe kryetareve qe te marin seriozisht

    Përgjigju
  • Tosi: 07/10/2020 13:56

    Ky Lefter hunderr kopil kulmaku del pa pune per 6 muaj,tani leh si kone mos i ofrojne ndonje vend ne liste. Por dhe sikur Nafije dybeky ta vendose ne liste populli i Beratit nuk ja jep voten kurre nhe kopili i ngjizur ne teqene e kulmakut, kjo funderrine e parlamentit shkofte ne ferr bashke me sharebajgat e Nafije dybekut te leshitlikes.

    Përgjigju
  • redi: 07/10/2020 13:34

    Ik nga politika se ty nuk te fershellen njeri ne Berat . PS ne Berat e ka te sigurte fitiren dhe t Maliq Lefteri do mbetesh rrugeve se ne PS kurre nuk te pranojne ,se je me njeqind flamur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja