Deputetët e opozitës ndodhe në SHBA, gjatë së cilës kanë zhvilluar një takim me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme. Delegacioni përfshin Gazment Bardhin, Fatmir Mediun, Jorida Tabakun, Albana Vokshin dhe Ivi Kason.

Theksi është vendosur te lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe vlerësimi i investimeve. Gjithashtu ata kanë falënderuar kongresmenin në mënyrë të veçantë për vëmendjen dhe mbështetjen ndër vite kundrejt Shqipërisë.

Gjatë vizitës në Kongresin e SHBA, u takuam me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme.

Fillimisht e falenderuam kongresmenin Self për seancat dëgjimore të zhvilluara në Kongres me fokus zhvillimet në Shqipëri, si dhe për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë ndër vite.

Aleanca në NATO ka detyrime për Shqipërinë, që nuk duhet të bëjë hapa pas në funksionimin demokratik të institucioneve, në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, në vlerësimin e çdo investimi të huaj në Shqipëri, dhe mbi të gjitha në luftën me tolerancë zero ndaj pastrimit të parave të pista.

Lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATO-s dhe si vend kandidat për në BE”, thuhet në postimin e ndarë nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi.