'Po ju përdorin! S'është legale kjo që po bëni', deputetët e përjashtuar tentojnë të futen në Kuvend, Garda nuk i lejon

 

Deputetët e Rithemelimit të përjashtuar nga Kuvendi, kanë debatuar me përfaqësuesit e Gardës së Republikës, pasi po tentojnë që të futen në Kuvend. Ato nuk janë lejuar që të futen në seancë.

"S'është legale kjo që po bëni. Po ju përdorin", mësohet t'i kenë thënë deputetët - Gardës.

12 deputetë janë përjashtuar nga seanca plenare për shkak se në seancën e kaluar ata kanë bllokuar foltoren e kanë shkaktuar kaos në Kuvend. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona