Deputetë të rinj të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike do të nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP) nw SHBA për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Këtë javë, ata u takuan edhe me të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane, Nancy Van Horn.  Lajmi u bë i ditur nga vetë selia diplomatike në faqen e saj në Facebook.

Deputetët do të udhëtojnë së bashku në Washington DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Facebook

"Këtë javë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për t’i përgëzuar ata teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP). Ata do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake"