Deputetët e Vlorës i ankohen
kryeministrit për Kokëdhimën

Deputetët e Vlorës i ankohen<br />kryeministrit për Kokëdhimën
TIRANE - Pasditen e së shtunës kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim organizativ deputetët e rajonit të jugut, praktikisht ata të qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës. Takimi është përcjellë me debate shumë të forta mes deputetëve Gramoz Ruçi, Fatmir Toçi, Valentina Leskaj, Mira Shehu dhe koordinatori i këtij rajoni, Koço Kokëdhima.
 
Burime nga mbledhja thanë për Shqiptarja.com se debati ka nisur pasi deputeti i Vlorës Kokëdhima ka kërkuar shtyrjen me dy muaj të afatit të mbledhjes së Kongresit të Partisë, i planifikuar për në janar të vitit 2016.
 
Kjo kërkesë është kundërshtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, i cili ka akuzuar Kokëdhimën se ka shkelur çdo afat të vendosur nga Asambleja për riorganizimin e partisë. Mësohet se Ruçi i ka kujtuar atij se "nuk të veprojë sipas kokës së tij".
 
Deputetët Valentina Leskaj dhe Fatmir Toçi kanë shprehur pakënaqësi tek kryeministri për faktin se koordinatori i jugut nuk ka përfshirë në procesin organizativ deputetët e zonës duke mos bashkëpunuar me ta.
 
Ata kanë vënë në dukje se koordinatori i jugut nuk flet drejtpërdrejt me deputetët, por i injoron ata duke u dërguar vetëm e-maile përmes sekretareve të tij të zyrave rajonale.
 
“E ke shpallur veten komandant të jugut, por nuk të do njeri. Ti po na e shkatërron partinë”, - ka thënë deputeti Toçi.
 
Kokëdhima ka dëgjuar kritikat e Leskajt dhe Toçit, por i është kundërpërgjigjur vetëm këtij të fundit, duke e quajtur “parazit”.
 
E vetmja që ka mbështetur Kokëdhimën, është deputetja e Vlorës, Mira Shehu, e cila, siç është vënë re në të gjitha takimet e Kokëdhimës, jo vetëm në Vlorë por edhe në Gjirokastër ka qenë e pranishme.
 
Kryeministri Rama nuk ka mbajtur qëndrim në këtë proces dhe ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një moment të dytë.
 
Në takimin e sotëm me koordinatorët e 6 rajoneve dhe grupin organizativ për zgjedhjet në parti, Rama ka njoftuar se ditën e premte do të ketë një takim të dytë ku do të merret në shqyrtim kërkesa e Kokëdhimës për shtyrjen e Kongresit të partisë, me argumentin se nuk mjafton koha për organizimin e zgjedhjeve në çdo nivel.  

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person, oficeri gjyqësor  dënohet me 3 vite burg

Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person, oficeri gjyqësor dënohet me 3 vite burg