Deputeti Fatmir Xhafaj, ish-kryetar i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi ishte i ftuar në Berlin të Gjermanisë për të ndarë me kolegët e tij gjermanë përvojën dhe eksperiencën shqiptare si dhe sfidat me të cilat përballen vendi ynë në implementimin e saj.
Në event dhe në takimet e tjera të zhvilluara me deputetë të Bundestagut, një vëmendje e posaçme mori edhe situate aktuale politike në Shqipëri, veçanërisht akti i paprecedentë i deputetëve të opozitës. Deputetët gjermanë theksuan se ky akt shkon në kundërshti me parimet e demokracisë parlamentare dhe cenon interesat europiane të qytetarëve shqiptarë.
Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve gjermanë, Xhafaj komentoi dhe zhvillimet aktuale në vendin tonë, ecurinë e deritanishme dhe pritshmëritë nga zbatimi i reformës në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj. Interes të veçantë, deputetët gjermanë treguan lidhur me situatën aktuale politike në Shqipëri, lidhjen ndërmjet saj dhe Reformës në Drejtësi dhe efektet negative qe mund të krijojnë këto zhvillime në zbatimin e reformës, ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja e sidomos SPAK dhe GjK. Dr.Daniela De Ridder zv.Kryetare e Komisionit të jashtëm në Bundestag e vlerësoi Reformën në Drejtësi si një hap të guximshëm politik e kushtetues të ndërmarrë nga Shqipëria.
Ajo e cilësoi këtë proces si një hap kyç që i mundëson Shqipërisë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Deputeti i CDU z.Johannes Selle vlerësoi aftësinë e palës shqiptare për ndërmarrjen e një nisme të tillë, çka përbën një model edhe për vendet e tjera.
Z.Selle konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për hapjen e negociatave në qershor. Dr. Elke Leonhard, Eksperte e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë dhe njëkohësisht Presidente nderi e Shoqërisë Parlamentare në Parlamentin gjerman u shpreh: “Konferenca gjermano-shqiptare i shërbeu stabilizimit të marrëdhënieve bilaterale dhe pati një nivel të lartë për sa i takon përmbajtjes së saj. Kjo konferencë ishte gjithashtu shumë e vyer për nga ana njerëzore”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.6%
-
Gafë
51.5%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Antikorrupsioni/ Fatmir Xhafaj: Kur nisi fillimisht pati dyshime dhe spekulime, por provuam të kundërtën sikurse dhe me Reformën në Drejtësi!
11 Dhjetor 2024, 16:46
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor 2024, 16:31
-
Kuvendi i jep 350 mijë euro Xhafajt për Komisionin Antikorrupsion! Do të punësojë 91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro (EMRAT+ DOKUMENTI)
4 Dhjetor 2024, 14:03
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor 2024, 15:40
-
Fatmir Xhafaj: Siç vepruan me reformën në drejtësi thellojmë reformat për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit
18 Nëntor 2024, 22:42
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor 2024, 18:19
-
Komisioni i posaçëm antikorrupsion, Xhafaj në Report Tv: Do ta ndërpresim para zgjedhjeve, të mos jetë pjesë e debatit elektoral! SPAK nuk na refuzoi, mbështes punën e tyre
8 Nëntor 2024, 18:13
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
Komisioni Antikorrupsion miraton 3 vendime: Konsultime publike, ndryshon përbërja e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë
29 Tetor 2024, 12:53
-
‘Aleanca kundër SPAK’, Basha: Pasi amnistuan ‘bishtat’ e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë ‘kokat’ e pandëshkuara të 34 viteve
28 Tetor 2024, 16:32
-
Komisioni Antikorrupsion, Xhafaj: Projekti ynë, jo i ndërkombëtarëve, por i kërkuam asistencë e monitorim! Gati drafti analitik
28 Tetor 2024, 12:27