Kërkojnë dorëheqjen e Bashës, kryedemokrati mbledh në selinë blu grupin parlamentar

Kërkojnë dorëheqjen e Bashës, kryedemokrati mbledh në selinë blu grupin parlamentar

Lulzim Basha

TIRANË- Në një kohë kur të gjithë deputetët e grupit parlamentar kanë kërkuar largimin e kreut të Partisë Demokratike, pas humbjes drastike në zgjedhjet e 6 marsit, Lulzim Basha do të mbledhë sot grupin parlamentar. Pjesë e mbeldhjes mund të jenë edhe kryetarët e degëve si dhe kryesia e partisë.

Humbja e thellë e PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ka nxitur zërat kundër Bashës brenda kësaj partie, duke i faturuar atij rezultatin e dobët, ku nuk mundën të marrin asnjërën nga 6 bashkitë. Janë të shumtë ata në grupin parlamentar që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës, ndërsa të paktën 20 prej tyre janë shprehur publikisht, duke përfshirë edhe besnikët e kryedemokratit.

Përballë këtyre kritikëve, Basha ka në krah një pjesë të vogël të deputetëve, krerët e degëve, por edhe kandidatët e 6 marsit.  Por edhe pse i vënë në këtë situatë,  Lulzim Basha ka thënë se është i gatshëm për çdo zgjidhje, pa përjashtim, por pa artikuluar për asnjë moment fjalën 'dorëheqje'.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi