Deputetët kryqëzojnë Bibën:
Pse hoqe mandatet pa prova

Deputetët kryqëzojnë Bibën:<br />Pse hoqe mandatet pa prova
Deputetët i kanë bërë një dush të ftohtë kryetarit të KQZ-së teksa ky raportonte në komisionin e ligjeve.
 
Deklarata e Denar Bibës se për heqjen e mandatit të Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit vendimi ishte marrë me mirëbesim sepse Prokuroria nuk i kishte sjellë prova të qarta, solli revoltën e deputetëve.
 
Ata e kryqëzuan kreun e KQZ për këto vendimmarrje që për një pjesë të tyre shkelin ligjin.
 
"Unë jam detyruar të ta merrnim në mirëbesim vendimin e prokurorisë, paçka nuk e shohim këtë vendim. Por po e marrim në mirëbesim, pasi prokuroria thotë është dënuar dhe përgjegjnësinë ia kemi lënë prokurorisë" tha Biba.
 
'Seriozisht e keni këtë, mund të merret vendimi për një individ pa dokumentacion të plotë, thjeshtë se keni besim"  përgjigj Majko.
 
Edhe Hysi reagoi duke u shprehur se "kjo që thoni ju është të cënosh të drejtën pa prova, u kam dëgjuar njëherë në media, mendova se ishte lapsus. Merrni vendime pa pasur prova".
 
"Ju bëj fajtor se përmendni fjalën mirëbesim, nuk ka mirëbesim në këtë ceshtje, pasi diskutohen fate njerëzish" reagoi sërish Majko.
 
Madje për LSI, ligji i dekriminalizimit duhet ndryshuar pasi ashtu si një pjesë tjetër nismash, është votuar symbyllazi.
 
Në vlerësimin tim ka nevojë për të saktësuar më mirë pozicionet dhe autoritetin e institucioneve edhe në ligj, pavarësisht se janë ligje të bëra së fundmi edhe se janë bërë nën presion dhe për t’i bërë shpejt dhe me vullnetin e mirë për të zgjidhur një problem që u ngrit si kauzë politike, siç ishte dekriminalizimi.
 
Ligji ka paqartësi dhe krijon kakofoni në rolin dhe autoritetin e institucioneve
” tha Luan Rama.
 
Socialistët i tërhoqën vërejtje kreut të KQZ për interpretimet mediatike të paragrafëve të ligjit.
 
Duke iu referuar në këtë mënyrë deklaratës së tij për të shtyrë deri në 29 prill afatin e regjistrimit të PD.
 
Deklaratë e cila solli reagime të shumta nga të gjithë kampet politike.

 
Replikat
 
Pandeli Majko: Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka një opinion, i cili merret me votim. Jo të dilni në kanale të ndryshme e të jepni mendime të ndryshme për çështje të ndryshme.
 
(Ndërhyn Biba për sqarim!)
 
Pandeli Majko: Merreni si vërejtje dashamirëse këtë. Ju lutem. Nuk ka për një anëtar të KQZ, qoftë edhe për ju si kryetar, një histori banaku, që ju flisni që nga Reforma Zgjedhore, nga çështjet politike, nga arsyet pse ka hyrë dikush në çadër e pse është jashtë, e për çështjet e Gjirit Persik, ju keni një podium quhet zëdhënia e KQZ që të jepni mendimin e të thoni ky është mendimi i shumicës, ky është mendimi i pakicës e kaq.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg