Deputetët 'neutralë' të opozitës, të tepërt për këdo

Deputetët 'neutralë' të opozitës, të tepërt për këdo

Selia e Partisë Demokratike

Me të gjitha gjasat Lulzim Basha do rizgjidhet në krye të Partisë Demokratike në datën 29 korrik. Sigurisht do të ketë një garë formalisht. Por është hipkrotike të thuash se në këto momente mund të ketë ndonjë kandidat tjetër i cili ta rivalizojë seriozisht. Është e qartë se pjesa e të djathtës jo berishiste është në pjesën më të madhe të saj janë mbështetës të Lulzim Bashës. Kjo u duk përgjatë një viti e gjysmë ,ku askush nuk shfaqi aftësinë, ambicien apo potencialin për ta zëvendësuar në krye të Partisë Demokratike. Edhe për faktin se, kapitalin e djathtës jo berishiste deri më tani e mban Basha, me aktin e pezullimit që bëri pas shpalljes non grata të Sali Berishës.

Se si do ta përdorë Basha këtë kapita, dhe këtë rikthim të tij në krye të PD-së kjo mbetet për tu parë. Do të mësojë nga gabime e së shkuarës apo jo? Do të dijë të ndërtojë një të djathtë moderne euroatlantike dhe gjithëpërfshirëse apo jo? Do të dijë të tërheqë brenda kësaj partie forca dhe kapital human përtej militantizmit politik apo jo? Me pak fjalë, do të dijë të ndërtojë një PD konkurruese në tregun politik shumë të vështirë shqiptar apo jo, kjo mbetet në dorën dhe në aftësinë e tij. Kushtet dhe mundësitë ekzistojnë të gjitha.

Nga ana tjetër , edhe pse pas një humbje, e cila është më e thella e pësuar ndonjëherë nga opozita në 33 vite pluralizmën, pozitat e Sali Berishës duken të konsoliduara në drejtimin e foltores. Askush deri më sot, nga deputetët apo nga njerëzit që e mbështesin atë nuk ka guximin të artikulojë publikisht largimin e tij, megjithëse nëpër kafene e thonë shpesh se me Berishën në krye nuk vijnë dot në pushtet. Me sa duket edhe ata janë të ndërgjegjshëm që ato vota që mori koalicioni Bashkë Fitojmë janë vota kryesisht të Sali Berishësh. Vota të cilat e mbajnë Sali Berishën faktor politik, por kurrsesi nuk mund ta bëjnë atë shumicë. Madje në të ardhmen kjo mbështetje do të vijë duke u tkurrur. Është normale në sociologjinë politike, kur njerëzit mendojnë se një lider politik s’mund të jetë më asnjëherë shumicë.

Në këtë kuptim, faktorët real të së djathtës shqiptare sot , janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, pa hyrë në debatin sa mbështetje ka njëri apo tjetri brenda këtij krahu politik. Këtë gjë e tregojnë numrat, e tregon rreshtimi qartësisht pro njërit apo pro tjetrit brenda së djathtës. E tregon në fakt, një vit e gjysmë konflikt, ku askush nuk arriti t’i zëvendësonte në pozicionet e tyre.

Në mes këtyre dy rreshtimeve politike, qëndrojnë të vetëm ,të ashtuquajturit deputetët ‘’neutralë’’. Të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë mbajtur qëndrimin as me njërën as më tjetrën palë. Me idenë intelektualisht dhe politikisht korrekt, të bashkimit apo të largimit si të Sali Berishësh dhe të Lulzim Bashës. Kjo është një tezë e cila mund të qëndrojë, nëse njëri apo tjetri me vullnetin e tyre vendos largohet. Përderisa kjo gjë nuk ndodh, llogarite politike duhen bërë më këta faktorë politik.

Problemi me këta deputetë qëndron te fakti se deri më tani , nuk kanë bërë asgjë për ta çuar përpara idenë e tyre, për ta bashkuar partinë dhe për të nxjerrë një lidership të ri përtej Bashës dhe Berishës. Deri më tani kanë bërë ‘’sehir’’, të pafuqishëm për të ndryshuar asgjë.

Më shumë se sa bashkimi, duket sikur ‘’neutraliteti’’ i tyre ka të bëjë me faktin për të siguruar thjesht një vend deputeti në zgjedhjet e 2025-së. Prandaj, ata thjeshtë janë duke soditur se nga do të shkojë topi, për tu hedhur në fushë në njërën apo tjetrën skuadër. Gjatë gjithë kësaj kohe, këta deputetë, neutralët pra, ditën kanë bërë si proamerikan dhe natën kanë hyrë në negociata me kampin berishist në pritje të mbarimit të konfliktit, dhe menjëherë me pas, të rreshtohen me fituesin dhe më kë i leverdis më shumë.

Por akoma se kanë kuptuar se neutraliteti në politike është një koncept absurd. Është një sjellje që politika nuk e pranon . Deputetët paguhen pikërisht për të mbajtur qëndrime. Neutraliteti është pozicioni më komod në politike. Askush nuk të sulmon, askush nuk të përmend emrin. Nuk mbart asnjë rrezik. Por ama, nuk të sjellë dhe asnjë të ardhme politike. Politika u përket atyre që mbajnë qëndrime. Janë shumë herë më të respektuar politikanë si Flamur Noka apo Tritan Shehu, të cilët qartësisht janë pro Berishës që në krye të herës, se sa ata deputetë brenda kampit opozitar të cilët nuk kanë qëndrim, apo mbajnë qëndrime të tipit përbashkues, pa asnjë thelb dhe strategji politike. Deputetë të cilët e marrin rrogën kot, dhe që nuk artikulojnë apo të ketë asnjë mendim politik që ka të bëjë me realitetin. Prandaj sot, deputetët neutral, janë te tepërt për këdo. Nuk i pranon më as kampi berisisht të cilët thjesht i përdor, dhe as pjesa jo berisishte që drejtohet nga Lulzim Basha. Kjo është kriza e vërtetë e tyre, që nesër do t’i lërë pa asnjë të ardhme politike. Ky është fati i të gjithëve atyre që nuk mbajnë qëndrime politike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar