Deputetet të mbajnë me vete një gotë miell, vezë apo kos për Nokën me shokë
Çfare meriton kush bullizon
Jo vetëm që nuk ka një pendim të politikanit Flamur Noka për agresivitetin verbal dhe fizik ndaj koleges në komisionin parlamentar të medias, por, krekosja e tij nëpër studio televizive, ku gazetarë të trembur nga kushedi se çfarë as nuk guxuan t’i përmendin arsyet e nervozizmit të tij ekstrem, e intervistonin apo bashkëbisedonin me të sikur të kishin në tavolinë një politikan të qytetëruar dhe korrekt.
Atëherë, në kushtet kur kemi një opinion publik elitar të padenjë për të kërkuar llogari ndaj kujt bullizon dhe kërcënon jo vetëm Flutura Açkën dje, por një sistem të tërë shtetëror dhe shoqëror që “guxon” t’i kritikojë apo të mos mendojë njësoj, dikush duhet të mendojë të mbrohet vetë dhe ka disa metoda të thjeshta për këtë:
Deputet sidomos, të cilave një bullizues si Flamur Noka iu afrohen disa centimetra afër vetëm e vetëm se nuk i ka frikë fizikisht, duhet të mbajnë me vete ato gjëra që të vogla na i jepnin në dorë për të luajtur gjyshet: miell, vezë ose kos. Kështu, nëse ndonjë Nokë apo i ngjashëm afrohet më shumë nga sa e lejon etika e komunikimit me këdo që nuk ekziston konfidenca familjare apo shoqërore, një spërkatje e shpejtë është e këshilluar. Pak miell, një kokërr vezë e freskët, edhe një gotë kos në kokë do t’i bënte mirë performancës “maçiste” të politikanit që nuk ka asgjë të përbashkët me qëllimet për zhvillim dhe qytetërim që kanë shumë prej nesh.
Edhe pastat e pastiçerive tona më të mira nuk do të ishin keq për t’ua vulosur krekosjen, edhe pse nuk e di a do të vlente të harxhoje një të shijshme të Rekës, Venecias, Mon Cherie apo Le Bon, në kokën e pagdhendur të një politikani që qytetarinë, mirësjelljen, logjikën, faktet, zotërillëkun e ka harruar diku, në ndonjë vend të paidentifikuar, ku do ta ketë të vështirë dhe do t’I duhet shumë kohë ta gjejë.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Berisha i shkon Ervin Salianjit në burg i çon librin e Franc Kafkës: Takova deputetin e dënuar se i shërbeu vendit
9 Janar, 13:16
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Refuzuan të paguajnë karriget e djegura, Kuvendi u mban pagën Bardhit, Nokës, Nallbatit e Hotit! Ja sa lekë u morën 4 deputetëve të PD (DOKUMENTI)
7 Janar, 16:00
-
Kallëzimi i PD për dhunë të policëve ndaj protestuesve në 23 dhjetor, SPAK shpall mos kompetencë
7 Janar, 12:53
-
Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’
30 Dhjetor 2024, 18:56
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor 2024, 18:31
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor 2024, 16:59
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor 2024, 09:44
-
Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen
23 Dhjetor 2024, 20:14
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Mero Baze: Pse Flamur Noka po betohet se 'nuk merret peng'?
21 Dhjetor 2024, 20:38