TIRANE- Vizita që Presidenti i KE, Emanuel Jose Barroso i bëri kuvendit ka bërë që këta të fundit të impenjohen maksimalisht për performancën e tyre. Si rrallë ndonjëherë të gjithë kanë qënë korrekt, madje edhe disa prej tyre që ishin me vonesë kanë shpejtuar për të qenë në fillimin e seancës. Një tjetër element shumë i rëndësishëm të cilit deputetët i kishin kushtuar shumë vëmendje ka qenë veshja.
Veshjet firmato dhe kujdesi që i kishin kushtuar lookut ka bërë që disa prej deputetëve të jenë në qendër të vemendjes. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka rënë në sy për veshjen e saj e cila është komplimentuar edhe nga Ministrja Eglantina Gjermeni dhe deputetja e PD, Mesila Doda.
Ish-kryeministri Berisha në ditën e parë të rikthimit në parlament nuk ka mundur dot të vij në kohë. E pamundur për Berishën ka qenë edhe një trëngim duarsh mes tij dhe Barrosos, megjithë tentativën e ish-kryeministrit në përfundim të fjalës së Presidentit të KE-së, ky i fundit është mjaftuar me një përshëndetje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com