Agron Shehaj: Ministri i Brendshëm të na sqarojë çfarë po bëhet me mbetjet toksike? Gjysma e qeverisë e përfshirë në skandal! Hoxha: Urdhri po zbatohet

Në seancën parlamentare foli edhe deputeti i opozitës Agron Shehaj. Ndryshe nga kolegët e tij, ai foli për çështjen e mbetjeve toksike, duke kërkuar shpjegime zyrtare nga institucionet përgjegjëse se çfarë po bëhet me to dhe veçanërisht nga ministri i Brendshëm.

“Një anije me kontejnerë të trafikuar me mbetje toksike ndodhet në portin e Durrësit dhe ministri i Brendshëm duhet të japi përgjigje se çfarë po bëhet. Nuk u dha asnjë shpjegim. Opinioni publik do ta dije çfarë po bëhet me mbetjet, të shpjegohet, ta dinë qytetarët”, tha ai.

Në këtë moment ndërhyri kryeparlamentarja Spiropali, që i kujtoi se fjala ishte për procedurë.

Por Shehaj iu kthye duke i kërkuar që të mos i ndërpriste fjalën.

“Pse ndërprisni, çfarë ju shqetëson? Ju shqetëson sepse gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, në trafikimin e mbetjeve toksike! Duhet të zbatoni urdhrin e Prokurorisë, çfarë po ndodh me mbetjet? Ju i keni thënë që po mundoheni, s’është e lehtë të lëvizësh 102 kontejnerë? Kur të ketë çështje tjetër do ju informojmë! Po ju nuk mendoni se duhen informuar qytetarët? Nuk ju shqetëson kjo zoti ministër? Mund të na tregoni dreqin çfarë po bëni?”, tha Shehaj.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha iu përgjigj deputetit Shehaj në Parlament në lidhje me shqetësimin e mbetjeve në portin e Durrësit.

“Në lidhje me informacionin e kërkuar, Prokuroria e Durrësit ka bërë njoftim publik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Doganore, Autoritetin Portual se po ekzekuton urdhrin dhe së shpejti do zbresin kontejnerët në vend të sigurt, sipas kushteve dhe çështjeve të sigurisë, në ambientet e Durrësit, siç është kërkuar nga Prokuroria”.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare