Deputeti gjerman Beyer zbardh takimet në Tiranë, ia bën edhe njëherë të qartë Berishës: S’ka bashkëpunim me ‘non grata’

Deputeti gjerman Beyer zbardh takimet në Tiranë, ia bën edhe njëherë të qartë Berishës: S’ka bashkëpunim me ‘non grata’

Deputeti gjerman Peter Beyer në takim me kryeministrin Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryeraportuesi për Shqipërinë në Bundestag Peter Beyer ka zbardhur takimet që ka zhvilluar në Tiranë, ku ka theksuar edhe njëherë temat e bisedave që ka zhvilluar nga çelja e negociatave, nisma Open Balkan, tek zhvillimet në Partinë Demokratike.

Deputeti gjerman ka theksuar edhe njëherë se Partia demokratike rrezikon të izolohet edhe në Europë, përveçse në SHBA. Beyer thekson qëndrimin e Partisë më të madhe simotër të demokratëve, CDU se nuk do të bashkëpunojnë me një person ‘non grata’, por do të qëndrojnë krah aletit më të madh, Amerikës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Beyer rithekson edhe njëherë se Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e Bullgarisë, duke e konsideruar veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut të turpshme. Sipas tij, duhen marrë hapa konkretë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe tani ka ardhur koha që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

“Tani kam qenë në Tiranë/Shqipëri për tre ditë për bisedime të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:

1. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e Bullgarisë????????bllokadë e turpshme. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e radhës ndërqeveritare si hapi tjetër konkret në procesin e anëtarësimit në BE.

2. Situata e Partisë Demokratike, PD: Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Axhendat personale të individëve nuk duhet të luajnë një rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i zakonshëm, i padiskutueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA”, shkruan Beyer”, shkruan Beyer.

Deputeti i Bundestagut gjerman, njëherësh kryeraportues për Shqipërinë në Komisionin e jashtëm të grupit të CDU/CSU zhvilloi një vizitë 3 ditore në Shqipëri duke takuar krerët më të lartë të politikës, Presidentin në detyrë Ilir Metën, kryeministrin Rama, ambasadoren amerikane Yuri Kim por edhe përfaqësuesit e PD, Jorida Tabakun e Belind Këlliçin.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare