GJIROKASTËR- Shtëpinë e ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifa, e ka vizituar edhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.
Në një video të publikuar nga mediat greke, mamaja e 35 vjeçarit, Vasilia, i kërkon ndihmë atij për sjellen në shtëpi të trupit të djalit të saj.
Unë e dua sa më shpejt këtu. Pse e mbajnë atje? Pse nuk qajnë të gjithë? E justifikoj tim bir. Nuk bëri asgjë, vetëm vendosi pesë flamuj në fshat. Djali im ishte besimtar me kryq në qafë, me lutje posht jastëkut. Nuk kam frikë asgjë. Fshatrat tona u shkatërruan Vangjel. Marrin para nga shqiptarët dhe japin dëshmi të shtrembërta. Për ç'arsye Vangjel? Vangjel përse fshatrat tona u bënë kështu? Nuk duhet të ishim një grusht, një grusht.
Duke u shprehur se e kupton dhimbjen që ndjen e ëma për të birin e vrarë, deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, thotë se ekstremisti grek nuk kishte për qëllim të vriste njeri.
Po, po e besoj dhe e kuptoj dhimbjen! Nese do të donte ta bënte, do ta kishte bërë. Kacifas nuk donte të vriste njeri. Nuk di cfarë të them... Të vetmen gjë që dua bëj thirrje të vijë trupi i djalit në shtëpi. Sa më shpejt.
Konstandin Kacifas u vra nga RENEA ditën e diel pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra.
Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa trupi i ekstremistit ndodhet në morgun e QSUT në Tiranë për ekspertizë të detajuar.
Ty te dhemb o zonje se i ke bo koken,por ca desh ai djele me arme ne dore dhe duke e shoqeruar me te shtena,ku video flet qarte,mos e doni Shqiperine perseri vit 97 apo cka?
Përgjigju
Sinqeritet: 06/11/2018 17:58
Degjova te thuhej:"Nuk deshte te vriste njeri!"GENJESHTRA,PO PLUMBAT BLINDSHPUES QE HYNE NE MAKINEN E POLICISE I DERGOI PER TA ZBUKURUAR MAKINEN?
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.4%
Të gabuar
68.1%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3115
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Ty te dhemb o zonje se i ke bo koken,por ca desh ai djele me arme ne dore dhe duke e shoqeruar me te shtena,ku video flet qarte,mos e doni Shqiperine perseri vit 97 apo cka?
PërgjigjuDegjova te thuhej:"Nuk deshte te vriste njeri!"GENJESHTRA,PO PLUMBAT BLINDSHPUES QE HYNE NE MAKINEN E POLICISE I DERGOI PER TA ZBUKURUAR MAKINEN?