Pas sekuestrimit të mbi 4 milionë eurove në Durrës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga politika. Deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se sasia e eurove që është kapur shkon në 200 kilogram. Sipas tij, në Republikën e Rilindjes vlera e parave peshohet nuk numërohet.

Eurot e kapura në Durrës janë aq shumë sa i masin me kilogram, kanë peshuar 200 kilogram Euro të kapura, pas sinjalit të ndërkombëtarëve. Në Republikën e Rilindjes vlera e parave peshohet nuk numërohet. Pyetja qe mbetet përherê, pse nuk gjurmohen paratë deri në fund? Pse nuk shkohet asnjëherë tek zbulimi i plotë i grupit kriminal?

Ervin Salianji