Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, ka publikuar në rrjete sociale fjalën e tij të mbajtur mbrëmjen e kaluar në mbledhjen e Kryesisë së PD. Ai ka komentuar protestën e dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha të shtunën e 8 janarit.
Çollaku është i mendimit se dhunuesit dhe të dhunuarit në protestë s'mund të rrijnë më bashkë ndërsa shton se i vjen turp ta thotë, por në protestën e 8 janarit ishin miqtë dhe bashkëpunëtorët që drejtuan një sulm fizik.
Ndër të tjera deputeti i Partisë Demokratike thekson se antiamerikanizmi i Sali Berishës ka nga mbrapa një inteligjencë anti-NATO dhe anti-BE.
"Që nga fillimi i kësaj krize në PD jam përpjekur me çdo formë për të shmangur përçarjen e ndarjen. Kam heshtur edhe kur jam fyer e kërcënuar nga anonimë por edhe nga njerëz që nuk mendoja kurrë do të degjoja të tilla zhargone e mendësi kaq agresive. Kam bërë thirrje për arsye.
Më dukej e pamundur që njerëz me të cilët kishim kaluar një jetë, kishim punuar e jetuar në rrethana të ndryshme të mos linin mënjanë inatet e të mos gjenin arsyen për të ndalur këtë përrua inati e gjuhë dhune. Brenda vetes shpresoja, por po ashtu brenda vetes kisha përcaktuar një vijë të kuqe. Vija e kuqe do të ishte përdorimi i dhunës fizike.
Ajo qe ndodhi në 8 janar ishte kalimi i kësaj vije të kuqe. Në 8 janar më vjen trup ta them dhe është mjerim se ish-miq e bashkëpunëtorë tanë drejtuan një sulm fizik kundra nesh.
A e dini se brenda turmës në vijen e parë të mercenarëve të paguar që shqyenin dyert kanë qarkulluar lista me emra të veçantë deputetësh që duhet të lincoheshin fizikisht brenda godinës? Pra rrezik ka qenë jo vetëm godina por dhe jeta e disave këtu brenda. Ata që i sollën te dyert e godinës ishin miqtë tanë të një jete, si mund ta lejonin ata këtë dhe aq më tepër si mund ta lejojnë sot pa u distancuar prej saj. Atë ditë Zoti e bëri që në godinë të mos kishte viktima.
Dhuna për mua është një kufi ndarës me këdo. Ndaj unë mendoj me këdo që nxiti apo përdori dhunë ndaj nesh kolegëve e ish-miqve të tyre nuk ka çfare na mban më bashkë. Në këtë parti dhunuesit dhe të dhunuarit nuk mund të rrinë më bashkë.
Unë situatën nuk e shoh sporadike madje e shoh pjesë të një situate ballkanike. Antiamerikanizmi që po strukturohet në krejt Ballkanin duke shfrytëzuar konflikte të brendeshme e situata të ngjashme ka një inteligjencë nga mbrapa, një inteligjencë anti-nato, anti-SHBA, anti-BE. Ndaj mos prisni se ujërat do të qetësohen. Ne duhet të flasim me demokratët, duhet të dëgjojmë vërejtjet e tyre, duhet të korrigjohemi me durim por duhet të forcojmë marrëdhëniet me aleatet tanë strategjik. Ne nuk duhet të lejojmë kurrë që PD të kthehet në një bunker antiamerikan për çdo lloj arsyeje dhe me çdo lloj çmimi."-deklaroi Çollaku.
E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.
Report Tv mëson se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Burime për Report Tv nga prokuroria konfirmojnë lajmin se do të thërrasin Berishën dhe Bashën si dëshmitarë. Burimet bëjnë me dije se thirrja e tyre do të bëhet në ditët në vijim.
E ka thene mire nuk mund te rrine me bashke.Ka marre fund. Te gjithe ata si psh Grida Duma qe thone te ulemi dhe ta zgjidhim bashke kete konflikt ja fusin kot.Te dy palet e shohin veten si armiqe te njeri tjetrit.Kjo pune zgjidhet vetem nga gjykata. Mirpo gjykatat tona jane problemi me i madh qe kemi ne si vend, ato jane te lidhura me njemije fije me politikanee , ato punojne ne ineteres te politikaneve si Sali Berisha e Ilir Meta
PërgjigjuU bere ti o servil koridoresh o langaraq
Përgjigju