Sulmi në PD, Berisha dhe Basha do të thirren në prokurori si dëshmitarë! Sekuestrohen pamjet filmike në selinë blu! Ish-kryeministri: Do shkoj

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Burime për Report Tv nga prokuroria konfirmojnë lajmin se do të thërrasin Berishën dhe Bashën si dëshmitarë. Burimet bëjnë me dije se thirrja e tyre do të bëhet në ditët në vijim. 

Ndërkohë që hetimet vijojnë. Prokuroria njoftoi dje se 34 persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike. Personat e arrestuar akuzohen për "Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike në të gjitha ambientet e selisë së PD dhe vijon marrja në pyetje e të gjithë personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë që Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Cuditerisht për Sali Berishën asnjë akuzë.

E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

Njoftimi i prokurorise

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Sulmi në PD, Berisha do thirret në prokurori si dëshmitar: Do shkoj dhe do them faktet e mia

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të merret në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit nga Prokuroria e Tiranës. Berisha tha se është i gatshëm të shkojë të dëshmojë nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së.

“Që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim. Unë për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do të shkoj pa diskutim dhe do të them fjalët e mia”, tha Berisha në emisionin “Now”.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 10/01/2022 19:45

    Nga Non-Grata keto jane bere Pro-Gallata… Ka nje tallje trapi te niveleve te pa para nga ky shtet ndaj ketij popull te shkrete…

    Përgjigju
  • Andarti me mask shqiptare: 10/01/2022 15:23

    Sorrosiiiii… po perpiqet te eliminoj opoziten ne Shqiperi! S’ka drejtesi ketu… S’behet ky vend! IKNI! Efharisto!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!