Deputeti i PD sulmon LSI-në: Po 
hesht për të shpëtuar një mandat

Deputeti i PD sulmon LSI-në: Po <br />hesht për të shpëtuar një mandat<br>
Deputeti i PD, Agron Shehaj thumbon sërish aleancën e Lulzim Bashës me LSI-në, duke e cilësuar partinë e Monika Kryemadhit si jo të denjë për të bërë opozitën. Edhe pse demokratët e kanë mirëpritur afrimin e LSI-së, duket se jo i gjithë grupi parlamentar ndan të njëjtin qëndrim si lidershipi demokrat. 

Është deputeti i ri i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka lëshuar akuza të ashpra kundrejt LSI-së. Shehaj shkruan se LSI nuk po reagon për përgjimet audio të ish-ministrit Tahiri, pasi kërkon të ruajë mandatin e deputetit Gledion Rehovica.

"LSI auto-censurohet mbi përgjimet audio të Tahirit për të shpëtuar mandatin e deputetit. LSI që ka qenë kaq e egër dhe aktive në procesin ndaj ish-ministrit të brendshëm, thjesht ka heshtur pas publikimit të audios së përgjimit ku dëgjohej dhe jo vetëm lexohej qartazi përfshirja e Saimir Tahirit dhe vëllezërve Habilaj në atë që mund të konsiderohet pa frikë bashkëpunim në trafikun e lëndëve narkotike. 

Në ditët e para te janarit i vetmi shqetësim për LSI ka qenë rreziku për heqjen e mandatit të deputetit të saj Gledion Rehovica. Një ditë më parë gjatë mbledhjes se KQZ, anëtari i LSI në këtë komision ka bashkur votën me anëtarët e PS duke u bere kështu avokatë edhe të deputetit tjetër Aqif Rakipi", shkruan Shehaj.  

shehaj
(Postimi i Shehajt në Facebook)

Kujtojmë që deputeti demokrat i Vlorës akuzoi pak ditë më parë LSI-në edhe për votën e këshilltarëve të saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Shehaj shkruante në Facebook se LSI e ka mendjen te thesi. "LSI bashkoi votat me PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Këta e kanë mendjen vetëm tek thesi. Socialistët mjeshtra në blerjen e votës. Por, opozita nuk është pazar!", shkruan Shehaj në Facebook në 21 dhjetor. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur plagosin dy policë

Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur plagosin dy policë