Deputeti i PDIU në Elbasan Bujar Muça tre muaj pas marrjes së mandatit në zgjedhjet e 25 qershorit ka vendosur që ta dorëzojë. Report Tv ka siguruar letrën që deputeti i ka dërguar KQZ, ku shkruan se vendimin për dorëheqjen e marrë për shkak të rrethanave politike, pasi sipas tij PDIU nuk i arriti objektivat në zgjedhjet e 25 qershorit dhe një gjë e tillë pamundëson mbajtjen e premtimeve.
/Shqiptarja.com
Por KQZ nuk e pranoi lënien e mandatit të deputetit Muça për mos kompetencë. Burime nga KQZ për Report Tv pohuan se deputeti Muça duhet t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë për vendimin.
Kur Kuvendi të njihet më kërkesën për lënien e mandatit, ia dorëzon KQZ, e cila vendos për zëvendësimin e tij. Bujar Muça u zgjodh deputet për herë të parë në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai është një biznesmen i njohur në qarkun e Elbasanit, por edhe në Tiranë. Nëse do të pranohet kërkesa për lënien e mandatit, atëherë në vendin e tij nga lista në qarkun e Elbasanit për PDIU emri i radhës është Elena Xhina.
Letra e deputetit të PDIU
dy.b/shqiptarja.com












