Prishtinë - Kosova shënon sot 25 vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999 trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja hynë në Kosovë prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë kjo kremtohet si dita e lirisë së Kosovës.
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti thotë Kosovë po përballet me vështirësitë ekonomike, dhe largimin e të rinjve.
Në një intervistë për Report Tv është kritik me kryeministrin Albin Kurtin.
“Po sillemi sikur kemi ekonomi të fuqishme dhe ushtri të fuqishme por do të duhej të rrimë me këmbë në tokë e të veprojmë mbi bazën e së mundshmes dhe të mësojmë nga gabimet e vendeve përreth përfshi dhe Shqipërinë që ka kaluar ato fazat që e kanë vonuar integrimin në BE”
Kritik mbetet dhe sa i takon marrëdhënieve të ftohta mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama dhe ka një thirrje për uljen e gjakrave. Madje nxit Ramën të marrë hapin i pari
“Kosova e Shqipëria duhet të kenë marrëdhëie politike shumë të ngushta e vëllazërore, por nëse dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës nuk takohen me njëri tjetrin, nuk trajtojnë cështje të përbashkët dhe nuk I besojnë njëri tjetrit është problem më vete që të dyja palët duhet të trajtojnë. Gabimet gjithmonë duhet të jenë mësim, por nuk di se të kujt janë këto gabime. Megjithatë sot ishte presidenti dhe kryetarja e kuvendit e Shqipërisë. Kryeministri Rama nuk ishte dhe më erdhi shumë keq që nuk ishte.
Vazhdojnë qëndrimet jo politike, jo të interest nacional, bartëse të këtyre dy çështjeve janë qeveritë dhe nuk janë partitë as kryetarët dhe as ata që s’kanë kompetenca e fuqinë. Sidoqoftë uroj që Rama të marrë iniciativën të ulë gjakrat e të mos mbajë inatë me adoleshentë politikë” tha Haliti në një intervistë me skype për emisionin “Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.
Të dy kryeministrave u kujton rrezikun me të cilën përballet Ballkani në këto kohë.
“Duhet të ulen qoftë si kryetarë partish, qoftë si dy kryeministra e apo si dy qeveri ti sheshojnë çështjet. Nuk është koha të tregojmë sa domate ka sjellë Shqipëria te ne apo sa patate kemi dërguar ne. Koha është me shumë rreziqe të mëdha. Edhe fuqitë e mëdha po na tërheqin vëretjen se Ballkani është në rrezik nga Rusia dhe problemet që kemi ti rregullojmë mes vedit” tha ai për gazetarin në studio Nertil Agalliu.
Kurti eshte vevel qorre e Putinit ne Ballkan
PërgjigjuGjakrat duhet t’i ulë populli i Kosovës duke mos e votuar më këtë kalama. Po merr në qafë një popull të tërë me izolimin e Kosovës. Kurti nëse është burr shteti duhet të ketë këllqe të ndryshojë kushtetutën ku e para Kosova mos të konsiderohet më shtet multietnik. Nuk ka sens të jesh multietnik me mbi 92-93% të së njëjtës popullsi. E dyta duhet të ndërrojë emrin nga Kosovë në Dardani. Dhe pastaj i vjen rradha referendumit për bashkim. Por të gjitha këto nuk bëhen në mënyrën që ka zgjedhur Kurti. Duhet t’i kesh krahët e ngrohta nga ndërkombëtarët, sidomos nga SHBA. Askush nuk duhet ta harrojë që qoftë Shqipëria më 1920 nga presidenti Wilson, dhe qoftë Kosova (Dardania) më 1999 nga presidenti Clinton, nuk do egzistonin sot. Do ishim si kurdët, popull pa atdhe e pa shtet nëse nuk do ndërhynin SHBA…
PërgjigjuAdoleshenteve nuk i mbushet mendja kollaj sepse fluturojnë me pras ne bythe,Kurti ka percare shqiptarine dhe kjo sot ka mare përmasa te pa kthyese,vjen ne Tirane per te pare kombëtaren se bashku me nje nga ata qe i mbajnë mustaqet si timon biçikletë dhe i ben karshi lek Rames qe disa here i ka shtrire doren.
Përgjigju