Agron Shehaj ka rrëfyer mbrëmjen e kaluar për jetën e tij në Itali. I ftuar në “Soiree”, deputeti i Partisë Demokratike, tregoi gjithashtu se e dashuria e tij e parë ishte italiane.
I vënë pak në siklet nga situata, pasi Jonida e ka pyetur për këtë gjë Shehaj është shprehur se tashmë është i martuar me tre fëmijë ama ja që dashurinë e parë e ka përjetuar në adoleshencë me një italiane.
“Dashuria është njësoj kudo”,- ka vijuar ai. “Dashuria i tejkalon kulturat dhe nacionalitetet. Ekziston ideja sikur janë më romantikë italianët por gjithçka varet nga njeriu,”- përfundon Shehaj.