Subashi pohoi se Partia Socialiste është e gatshme të bisedojë me Partinë Demokratike për të bërë një zgjidhje politike dhe mazhoranca të kthejë KQZ-në në normalitet përpara të hënës. E vetmja mënyrë që KQZ të kthehet aty ku ishte, është rikthimi i anëtarëve që u larguan nga KQZ.
“Po ti qendrojme ligjit, Muho duhet të rikthehet në KQZ. Palët të ulen në tryezë dhe të zgjidhin krizën politike”, tha Subashi për A1 Report!
Subashi shtoi se nuk ka asnjë pengesë që Komisioni Qëndror i Zgjedhje të rikthehet në normalitet, mjafton vetëm vullneti politik.
Deputeti Socialist gjithashtu tha se çdo ditë që ikën thellon krizën e zgjedhjeve në Shqipëri.
“Gjithë këto ditë të humtura do lënë koston e vetë”, tha Subashi
(v.gj/shqiptarja.com)