Të gjithë këtë histori Balla e cilëson, si një aferë të pastër korrupsioni.
"Rasti në fjalë është rast i pastër korrupsioni. Shqipëria ka humbur një investim prej 100 milionë eurosh. Investimi u humb për arsyen e vetme, se u kërkua ryshfet. 3 përqindëshi,fije e suksesit, që e quajti zyra avokatore e Argita Berishës ishte pikërisht fija e korrupsionit", tha Balla.
Pavarësisht, se cili do të jetë qëndrimi i Prokurorisë për këtë çështje, Balla thotë se Zafar Ansar do të jetë prezent në muajt në vijim në gjykatat shqiptare.
"Unë i kam kërkuar zotit Ansar, që në një gjyq civil nëpërmjet meje dhe zonjës Argita Berisha, e cila ende pretendon që këto janë shpifje, pavarësisht se me zë dhe me figurë zotëria doli dhe foli, të jetë edhe pjesë e këtyre gjyqeve civile, të ngritura atëherë politikisht, të dëshmojë në favor të zbardhjes së kësaj afere korruptive", tha Balla.
Marrë nga Top Channel
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)