Debatet kanë shoqëruar Komisionin e Medias, që në fillim të mbledhjes, ku është thirrur në seancë dëgjimore ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, për Teatrin Kombëtar.
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, ka pyetur disa herë ministren Kumbaro të përgjigjet nëse do të shembet Teatri Kombëtar, por ajo i është shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë.
Vokshi ka këmbëngulur në një përgjigje direkte ndaj Kumbaros, por ka qenë deputeti socialist, Ismet Beqiri, që ka ndërhyrë duke i kërkuar Vokshit të lërë ministren të flasë.
Beqiri: Je në rrezik të shkatërrosh dhe muret, jo më mendjet tona. Boll.
Vokshi: Ule zërin.
Beqiri: Po na fyen të gjithëve, edhe qytetarët që na dëgjojnë.
Vokshi: Qesharak, mos e merr mikrofonin.
Beqiri: E marr sa herë të dua.
Vokshi: Mos më përqesh mua.
Lajmi kryesor: