TIRANE- Mandati i deputetit më të ri të Kuvendit, atij socialist Auron Tare ka mbetur peng i kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe i formatimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo për vetë faktin se kryeparlamentarja ka zgjatur deri në fund mbajtjen e emrit të Tares në sirtaret e kryesisë së Kuvendit pa dorëzuar në KQZ, deri sa u krijua vauukumi në këtë institucion për shkak të ndryshimit rrënjësor të përbërjes së tij dhe bashkë me të dhe të bllokimit pa limit të mandatit të deputetit socialist.

 Kështu Kuvendi i Shqipërisë ende nuk ka dorëzuar as sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërk¬esën lidhur me zvendësimin që duhet të bëjë ky institucion përsa i përket dorëzimit të mandatit të ish deputetit socialist Andis Harasani dhe delegimin e këtij mandati te Auron Tares, pasues në listën shum¬ëemërore për deputet të PS për qarkun e Tiranës.

Kjo ka bërë që të shtyhen procedurat për zgjedhjen e Tares si deputet i ri i Kuvendit dhe PS të qëndrojë për shumë ditë me një deputet mangët. Dorëheqja e Andis Harasanit nga posti i deputetit të Partisë Socialiste pak ditë më parë ka shkaktuar një vend vakant në grupit parlamentar të opozitar, duke e reduktuar në këtë mënyrë në 63 deputetë në Kuvend, pas përjashtimit të Kastriot Islamit nga grupi socialist.

Në këtë mënyrë përsëritet procedura e zvarritjes që u bë kohë më parë me zëvendësimin e deputetes së PS Rudina Seseri me deputetin aktual Edison Konomi.
 Shkrimin e plote lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com