TIRANE- Konflikti për një sipërfaqe prej 887 metra katrorë në qëndër të bllokut, mbi të cilin ndodhet lokali i njohur “Rovena” dhe që është në pronësi të këngëtares Rovena Dilo, është zhvendosur në Gjykatën e Tiranës.

Biznesmeni Ndriçim Babasi dhe deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi, që pretendojnë pronësinë e truallit ku dhe ndodhet lokali i Rovena Dilos, i janë drejtuar gjykatës së Tiranës me një padi civile, ku kërkojnë detyrimin e të paditurës Rovena Dilo të lirojë e dorëzojë pronën (pasuri e,paluajteshme).