Deputeti i ri i kthen përgjigje Metës për 'eksperiencën', sulmon mazhorancën: Ulsiu u tremb sa hyri në derë ‘bariu’

Deputeti i ri i kthen përgjigje Metës për  'eksperiencën', sulmon mazhorancën: Ulsiu u tremb sa hyri në derë ‘bariu’

Pas situatës të krijuar në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, mes këtij të fundit dhe deputetit të opozitës parlamentare, Halit Valteri, ka ardhur edhe një reagim nga vetë deputeti.

Valteri ka hedhur sulme edhe ndaj anëtarëve të Komisionit dhe drejtuesit, Ulsi Manja duke thënë se ata 'ulën veshët' përpara Presidentit Meta. Sipas pretendimeve të Valterit, Komisioni Hetimor për Metën në vend që të hetonin për antikushtetueshmërinë e vendimeve të Metës e zunë kohën në dispozicion për të mos i bërë pyetje por duke patur nostalgji për Presidentin. Sipas deputetit Halit Valteri kjo ka ardhur për shkak të kohërave të vjetra kur PS ishte në koalicion me LSI. Deputeti Valteri e ka cilësuar Metën si 'bariu' ku sapo ai hyri brenda të gjithë u trembën.

Më tej deputeti Halit Valteri ka deklaruar se kryesuesi i Komisionit Hetimor për Metën, Ulsi Manja nuk i ka bërë pyetje goditëse presidentit por është ndalur në falenderime.Ndër të tjera Haliti ka komentuar cilësimin që Presidenti Meta i bëri në Komisionin Hetimor duke thënë se ishte pa eksperiencë. Ai ka thënë se më mirë beson në parlamentarizmi pa “eksperiencë”, se ai me eksperiencë aktual.

Reagimi i plotë: 
Nisa të lexoj me kureshtje, se sa të lumtur ishin sejmenët e Pallatit të Brigadave, kur panë se si tufa e koneve, që paska lehur kot deri më sot, nisi të lëpihej e të ul veshët ndaj presidentit, për të cilin më shumë se sa ta hetonin për antikushtetueshmërinë e vendimeve të tij, e zunë kohën në dispozicion për të mos i bërë pyetje, por për tu përmalluar me të.

Në dukje e pabesueshme, por tek fytyrat e secilit prej tyre mund të lexoje fare lehtë një shprehje nostalgjie, ndoshta për kohët e tenxheres të mbushur plot, se si e shkëlyenin të babzitur dhe ngjyenin gishtat me çapa, deri në kafshatën e fundit?! Kurse disa të tjerë mu dukën të frikësuar, a thua se i hyri lugati në derë, e me vrap ti bënin ca pyetje për të kaluar radhën.

Madje kryekomisioneri, kryepërfaqësuesi i 55 deputetëve të partisë që mblodhi firmat për shkarkimin e presidentit, kush nuk e ka kuptuar bëhet fjalë për të egrin, të tmershmin, të llaftarishmin z. Ulsi, na propozoi në mënyrë të turpshme, që t’i mblidhnim pyetjet tona të gjitha bashkë e t’ia jepnim presidentit, e ai më pas të na kthente përgjigje.

Ishte që ishte Ulsiu, kot nuk na kërkoi t’ia dërgonim me email presidentit pyetjet dhe të na kthente përgjigje pastaj me “CC”, kur të kishte terezi. Aq shumë ranë në sy nga falenderimet, sa mediat nisën të dyshojnë, se mos kishte ngelur ende ndonjë shkëndijë e vjetër nga miqësia e tyre. Ore ndoshta nuk kishte faj Ulsiu, ndoshta u tremb i shkreti kur i hyri në derë “bariu”!

Por, mes sejmenëve të oborrit presidencial, nuk bënë dot pa komentuar dhe soji i kategorisë: “sejmeni për të të ardhur keq”, të cilët shfaqjen e turpshme në komision, e cilësuan si kulturë juridike edhe edukatë ndaj presidentit dhe jo si servilosje ndaj tij. Madje, mos servilosja ndaj presidentit, na qenka dhe mungesë eksperience.

Me krenari dua t’i them këtij soji, se nuk kam ndërmend aspak të fitojë eksperiencë duke hypur nëpër jahtet e pronarëve të mediave të ngritura me para të dyshimta dhe as tu bëj kronika vilave me shumë hale të politikanëve të korruptuar! Sepse zonja sejmene, unë besoj ende tek parlamentarizmi pa “eksperiencë”, se ai me eksperiencë, që ju i thurni elozhe, po e provojmë çdo ditë dhe e kemi parë prej 30 vitesh se ku po na çon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër